PD për foton e Bashës në tren/ Një ‘fake news’ i dalë nga Taulant Balla.

Sipas PD-së, ky lajm është një mashtrim, një ‘fake news’ i shpërndarë nga Taulant Balla. Selia blu paralajmëron se Balla dhe Rama do ti mësojnë shumë shpejt rezultatet takimeve të Lulzim Bashës në Londër.

Reagimi i PD-së:

Disa media shpërndanë mbrëmë dhe sot një foto të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela duke e paraqitur si një udhëtim me tren nga Edinburgu në Londër.

Lajmi është plotësisht i pavërtetë. Është një mashtrim, njësoj si burimi që e ka përhapur atë, Taulant Balla. Të zhytur në krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojnë dhe shpërndajnë çdo ditë mashtrime për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Basha për t’u thënë shqiptarëve se të gjithë janë njësoj.

E vërteta është se Kryetari Basha me bashkëshorten është në metronë Londër-Aeroport, pasi Basha kishte përfunduar një takim në Ministrinë e Jashtme britanike.

Përfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mësojnë shumë shpejt, por sot është rasti të mësojnë se në aeroport nuk shkohet vetëm me makinë luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetarëve.?