Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, reagon pas alarmit mbi sigurinë ushqimore në vend dhe sidomos qumështit

Aktualitet

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas alarmit mbi sigurinë ushqimore në vend.

“Duke marë shkas edhe nga raporti i AFI, i kemi kërkuar institucioneve tona, laboratorit të referencës të ISUV dhe AKU që të verifikojnë situatën e qumështit dhe të ndërtojnë mbi këtë bazë planin për garantimin e standarteve dhe sigurisë ushqimore për produktet me origjinë shtazore dhe jo vetëm”, thotë Peleshi.

Ai shprehet se sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk ka qënë dhe nuk është perfekt.  “Pikërisht sepse bëhet fjalë për siguri ushqimore ndërhyrja duhet të jetë radikale. Ashtu sic u bë dhe po vazhdon të bëhet me ciklin e mishit, sikurse e kemi lajmëruar edhe më përpara do të ndërhyjmë në mënyrë po aq radikale edhe në ciklin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit”, tha Peleshi.

Pas analizave alarmante që nxorri një studim i fundit i AFI se gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me aflatoksinë, ka reaguar fort ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Sipas tij, substanca e gjetur sipas analizave është kancerogjene dhe me pasoja të rrezikshme për konsumatorin.

“MB dhe AKU duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura , të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e përlyera”, shkruan ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?