Alarmi i Pedagogut për mishin/ Vijnë viça nga Bullgaria, Maqedonia dhe kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme.

Shendet

Pedagogu i njohur, Kristaq Bërxholli, ka reaguar ditën e sotme për sigurinë ushqimore në vend dhe ka deklaruar se mishi që vjen nga jashtë është probleme. Sipas tij në gjalpin që tregëtohet në vend ka vaj palme.

Bërxolli gjithashtu deklaroi se: “Nuk mbushet tregu me mish pule. Tregun e mbushin me mish derri dhe viçi. Prodhimi vendas po merr një goditje tjetër. Po vijnë viça nga Bullgaria, Maqedonia dhe shtetet përreth. Personalisht na kanë dalë që këto mishra janë me shumë probleme. Shërbimi Veterinar nuk është në punë. Për sigurinë ushqimore nuk është vetëm AKU, AKU është vetëm një pjesë. Qeveria e ka të konceptuar gabim sigurinë ushqimore.

Mishi është me ngjyrues pasi rri një kohë të gjatë në frigorifer. Raporti për mishin vendas i jep një goditje tregut. Ne kemi Institutin për të bërë këto analiza. Institucionet shtetërore janë bërë si pensione se aty janë punësuar njerëz që nuk kanë asnjë eksperiencë dhe s’ka kanë idenë kësaj punë. Raportet kryesisht nuk janë të besueshme pasi drejtohen nga biznesmenë. Drejtorët e institucionet ndërrohen si mbreti gratë.

Vaji i palmës te gjalpi kjo është e vërtetë dhe ka dalë . Ne i konstatojmë si probleme, por nuk marrim masa për ta zgjidhur problemin.”, -tha Bërxholi për FaxNews.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?