Basha/ 7 vite më parë nën drejtimin e Partisë Demokratike shqiptarët nisën të lëvizin pa viza në Europë

Aktualitet

Lulzim Basha, ka kujtuar sot një moment kulmor historik për shqiptarët: Heqjen e vizave, të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Basha e sjell në kujtesë këtë ditë të veçantë dhe e ballafaqon me situatën ku ndodhet vendi duke bërë thirrje për reflektim:

“Sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, – shkruan Basha, –  me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit.

7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë. Heqja e vizave ishte akti me domethënës dhe ndoshta hapi më i madh i marrë deri tani i hapjes së vendit tonë, i përfitimit nga integrimi, i realizimit të aspiratës për të qënë pjesë e Europës. Heqja e vizave ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve, pasaportat biometrike dhe i plotësimit të mbi 120 kritereve të tjera forta teknike dhe politike.

7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës.

Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë, dhe pushtetarët e lidhur me të. Këtë realitet e konfirmoi Europol vetëm një javë më parë.

Sot pra, është një ditë e mirë për të bërë një reflektim dhe një dallim mes politikës që shërben, dhe një qeverie të lidhur me krimin, që mendon për veten e saj dhe një grusht oligarkësh e trafikantësh.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?