AktualitetShkrime

Nga Dritan Kaba/ Ke të drejtë që flet dhe hesht z. Lu!

Lu: Ka marrë fund koha kur kryeprokurori mbronte të korruptuarit.

Të drejtë shumë ke, kur nuk të ndoqi ty penalisht, për ndërhyrjen tënde në favor të Bankers, firmës së Sorosit.

Aty ku ti edhe padroni yt zhvasni naftën e shqiptarëve dhe me paratë e fituara nga pasuria jonë, financoni këto gjoja Reforma në Drejtësi.

Kë shumë të drejtë edhe kur del në mbrojtje të kupolës së drogës, gjoja për proces të montuar politik.

Ke shumë të drejtë edhe kur goja të mbyllet e nuk the dot një fjalë kur droga mbuloi vendin.

Ke shumë të drejtë që nuk flet gjysëm fjalë për 127 shefat e policisë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.

Aq të drejtë ke edhe kur intimidon me mesazhe deputetët e një parlamenti të një shteti sovran, për të votuar reformën e Padrinos tënd, Soros.

Ke aq të drejtë edhe kur broçkullit për gjoja operacione të peshqve të mëdhenj e të vegjël, por nuk shqipton dot asnjë frazë, që të gjithë mandatet e arresteve te lëshuara nga Prokuroria e Krimeve te Renda nuk është ekzekutuar. Asnjë. Dhe shefat e policisë së bashku me anëtarët e organizatës kriminale shëtisin të mbrojtur nga Policia e Shtetit.

Ke shumë të drejtë që nuk flet, kur Fondacioni i Padrinos tënd saboton krijimin e KLP. E ke gojën të mbushur me akull dhe nuk shqipton dot asnjë gërmë, për ata që nuk bënë të mundur këtë.

Ke shumë të drejtë që nuk flet për eliminimin nga gara të një kandidati të shoqërisë civile nga gara e KLP e z. Vasil Shandro vetëm se ky ka pikëpamje konservatore, megjithëse është  edhe shtetas amerikan dhe veglat e Padrinos tënd e eliminuan nga gara, megjithëse kishte marre edhe OK e OMN.

Ai është votues i Presidentit tënd, por kjo nuk të bën përshtypje. Se ti vetë nuk hedh asnjë lajm në faqen e ambasadës nga aktiviteti i Presidentit Trump.

Ke shumë të drejtë, që flet dhe që hesht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?