“Dora e Gjyshes”- Poezi nga Ada Dardha.
NUK TE KAM THENE
Ja ke ndryshuar këndvështrimet njohjes
dhe ke filluar ta vizatosh me duar vijën e drejtë
të hijes së qafës,
që bie pingul tek rrezja e veshit
dhe nga ai këndi i fshehur gëmushash
vështron i hutuar valët e flokëve
si ngjiten fushave magnetike
të tokës,
kur unë eci larguar përpara teje,
dhe ti që rri dy hapa ngjitur
dhe m’i lexon mendimet
e fshehura
sipër mëngës së përthyer të këmishës
tënde,
duke zbërthyer ngjyrat e kuadratave të vogla
si ekuacionet me shumë të panjohura
për poezinë tënde të fundit,
pastaj më vesh me rroba të përdorura
që t’i i ke blerë enkas për mua.
Nuk të kam thënë se ka shekuj që vetja më duket
e zhveshur brenda meje,
nga rrobat, nga mendimet,
as këmisha jote
as mjegulla e sotme
që paska rënë nuk po ma mbulon trupin,
dhe nuk po di
të eci, të rri, apo të kthehem drejt teje!
KANE RRJEDHUR UJRAT
Kane rrjedhur shumë ujëra
në trupin e kohës kur ne duheshim.
E përmbytur rri zgjuar
dhe vështroj kur fluturon një zgalem
në trekëndet e Bermudës.
Nuk do që të bjeri nëpër gjurmët e erupsioneve,
e trembin ëndrrat e zhdukura
të dashurive,
ashtu si mua
peng i një flluskë të mbushur
me oksigjen,
do mbetet dhe do rendim nëpër qiell!
Vetëm me mua
I dashuri im i dikurshëm,
që unë e kam dashur,
e kam puthur,
e kam marrosur me hijeshinë e femrës,
e kam zhveshur nga ndjenjat,
kur ishim të ulur tek stolat nga liqeni,
dhe kemi bërë dashuri
nëpër sytë kureshtarë të mjellmës,
Ai burrë është martuar,
dhe ka dy fëmijë
që i ngjajnë
si dy pikat e ujit që rrjedhin nga syri im.
Më ka edhe mua,
si dikur të dashurën e tij.
Sot Ai burrë,
është përkujdesur që
dashurinë ta ndajë vetëm me mua.
U PERMBYS BRENDA MEJE
U permbys brenda meje
zemra e brishte
u drodh nga pafajsia.
Nje dhimbje e heshtur
u nguros neper muret e Rozafes,
dhe tronditi themelet e dashurise.
Nuk di cfare te nxirrja
me pare nga e vrara e shpirtit,
zerin e nates,
nga akordat e ores,
qumeshtin e perveluar
e te zbardhur
nga gjokset e mureve,
apo ngjyrat e ylberit
nga drita e henes,
qe ishin keputur si nyje unazash!
Nje dashuri legjendare u perfole
neper deshirat e mia
dhe ndjenjat ngrihen
si bedenat e kalase se Trojes.
Helena e dashuruar u be skulpture
per te gjitha muzet e botes atje ku
lufterat nuk behen me ne emer te dashurise!