Berisha sulmon ashpër ambasadorin amerikan Donald Lu

Aktualitet

Ish-kryeministri Berisha në një intervistë me Mirel Milorin, në studiot e ABC news, ka folur për shumë probleme politike, por në veçanti ai foli shumë ashpër kundër ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Burime të besueshme flasin se ambasadori amerikan do kundërpërgjigjet këto ditë ndaj akuzave të Berishës.

Ndiqni më mirë pyetje dhe përgjigjet të cilat lidhen me ambasadorin Lu.

Milori: Ambasadori Lu është pro këtij prokurori…

Berisha: Ambasadori Lu është plotësisht në konflikt interesi. Edi Rama të bëhet që nesër kryeprokuror. Kushtetuta është marrë peng. Druaj se do të merret peng kushtetuta. Nëse merret peng ajo, ti shuan opozitën me kushtetutë. Çfarë kërkon opozita? Të zbatohet kushtetuta që zgjedh kryeprokurorin me 84 vota. Nëse nxjerr ligje për të rrëzuar kushtetutën atëherë merr fund shteti ligjor. Nuk ka ligj që rrëzon kushtetutën. Opozita po kërkon që të vijë një njeri i vettuar. Ky ambasador, bashkë me ambasadoren tjetër, a nuk u ka thënë shqiptarëve të paktën nga 1500 herë, vettingu, vettingu… dhe tani e shkelmojnë. Nëse Edi Rama e shkelmon e dhunon opozitën në këtë mënyrë, atëherë unë besoj se opozita ka mundësitë për ti dhënë përgjigjen e merituar. Unë e gjykoj këtë në aktin më të rëndë të 27 viteve.

Milori: Z. Lu është shprehur sot për zgjidhjen…

Berisha: Donald Lu është në konflikt interesi. Z. Lu kërkon largimin e Adriatik Llallës. Ky i fundit e ka akuzuar Ambasadorin Lu për korrupsion të rëndë. Ai duhej ti përgjigjej Llallës. Nëse ambasadori kërkon të përfshihet në jetën publike, politike, atëherë ai duhet të vuajë pasojat. Unë kam pritur që ambasadori Donald Lu ti përgjigjej kryeprokurorit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, ka pasur, por nuk ka ndodhur që kryeprokurori i shtetit të akuzojë një ambasador me terma konkretë. Nëse ambasadori nuk i dha përgjigje, atëherë ka diçka aty. Ai është në ‘full conlfikt of intere’. Ai ka folur për emra të përveçëm për kryeprokurorin. Ai ka dalë jashtë funksionit të tij.  Ai është shprehur dhe ka ofruar emra. Nuk ka asnjë komision parlamentar që ka kërkuar interpretim të ligjit. Ka kërkuar Edi Rama dhe në funksion të tij i jepet këshilla. Jepet shembulli më negativ.

Milori: Z. Lu ka thënë se në muajin janar do kapen peshq…

Berisha: Lajmet bombë, për fat të keq janë faktuar. Presidenti i SHBA ka një meritë të madhe, është nocioni ‘fake neës’. Ky është leksioni më i mirë, për gazetarë, politikanë etj. Për çfarë peshqsh flet ai? Kur vjen fjala për Saimir Tahirin ai u kujton shqiptarëve burgjet e diktakturës. Doli ambasadori amerikan në OSBE që tha se Tahiri është i përfshirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *