‘Të kam krijuar’/ Poezi nga Shpresa Ymeraj

PA TITULL

Shtrihet nje gji
I hapur si dorë
Dy dete 
Ushqyer me lot
Mahnitshem natyra ndjell si preditor
Qindra thonj nuk e çjerrin dot
Masken e saj
Nje gji ne mesdhe
Me damare të prerë
Ngjyren e fytyres humbet
Ne humnere ritmikisht
Hidhen zogj rebele
Poshte
Si mesazhe ne det
Grua mjere ti
Nënë nje qiell qe gulçon
si kraharor i shtypur
Kanarina kendon nënë zë
Ky gji i ftohte
Egersisht i pashem
E fton te mos rrijë më
Kenge apo vaj?

Fotografia e Shpresa Ymeraj

TE KAM KRIJUAR

Edited

Nese mengjesi me gjeti zgjuar
Ishte sepse te prita ty
Kafen e piva pas mesnate
Eseninin e lashe menjane
Enderrova sikur u kembyem
Kur zbardhi dita
Une ikja
Ti vije
Per nje cast ne sy u pame
Dita erdhi dhe shkoi
Si vjeshta e shtate
Shume te tjera dite
Vene e vijne
Une harrohem duke te enderruar
Sikur kembehemi ne mengjes
Gjumin se dua
As zgjimin
Nga kjo enderr
Dua vetem te te te pres…

SHI BIE NE TIRANE

Shi bie ne Tiranë
Bie shi edhe këtu
Qielli shkrin një re të bardhë
E pushton mes kraheve blu.

Shi bie si violine
Tret rimelin nënë sy
Unë këtu, por shpirti laget
Prej shiut që bie aty.

Fotografia e Shpresa Ymeraj
HESHTJE

Tastet po cmenden ti prek
Por une dua ti mbeshtes mollezat e gishtrinjve
Permbi temthat qe me lexojne flete me flete
TI rreshkas permbi rrudhat
Mbane syve te mbyllur
Neper harkun e faqeve te lemuara..
As guret e detit s’jane
Kaq mire te lemuar
Permbi buze..
Sikur nuk I ve re qe po pelcasin zjarrit
Si geshtenja te plota..
..ti kaloj “sa per te thene”
Ne ekran
Hije fjalesh fiken nje e nga nje
Si ushtare vijefronti
Perballur me heshtjen time
Llambat prej tavanit te qiellit
Dore me dore
Te zhgenjyera
E ndalin ritualin e ndezur
Dhe e bejne me fjale
Ti djegin filamentet e karbonit.

Kjo heshtje vetem hezitim nuk eshte.

Ja
I mbeshteta berrylat mes rremujes se shkresave
Permbi tavoline
E vendosa mjekren ne mes te dy duarve
Mollezat e gishtrinjve rrembyer u terhoqen
E rane permbi tastet
Ne krahe te shakullave te shpritit
Hapur deri ne fleten e fundit
Brenda
Gjaku I dehur ne mungesen tende
Vrullshem ferkohet faqes te eneve te veta
Ndez nje rrjet dritash neper mua
A me sheh se si digjem per ty?

Fotografia e Shpresa Ymeraj

SHTEPIA 393

Edited

Ti psheretin e lehte
Dic pershperit
Faqja e bardhe te ndrin
Po
Te shoh me te vertete
Pervec se me shamate ti mi kujton
Te egrat vite
Nenteqind e nentedhjete.
Mbane kumbulles
Deget te pikojne drite
Kumbulles te rritur
Dale permbi hardhi
Shpesh
Vec per fruta m’fton nje mall te larget
Edhe me shpesh akoma m’fton
Per dashuri.
Sytha te celur heret ne pranvere
Tek shperthejne
Akoma I degjoj
Kundermojne nje te mahnitshme ere
Celin
Vyshken
Une me ta jetoj.
Fluturojne te lira si pulebardhat
Enderrat
Shpinen kthejne, behen jet’
Endrrat treten
Shuhen si qiri
Si pikeza uji
Ne te emblin det.
Neteve me hene ti merr fryme
Kujtimet mi dergon si kartolina
Per cdo buzeqeshje
Dashuri edhe mall
Per cdo pike loti
Nje rrezatim
I ruan ti a une.. Sdi se kush..
Je ti qe mi dergon,
A eshte shpirti im
Tek psheretin ti diell ngroh
E me ben driteze
Kujtimet çelin yje neper re
Une fluturoj si zog ne shtegetim
Te gjej shtepine
Treqindnentedhjeteetre.

Fotografia e Shpresa Ymeraj
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments