Nga Erl Kodra/ Ja kush janë grupet që mbështesin Edi Ramën

Analize

“Është e pamoralshme të mbrosh gënjeshtrat, sepse ju pelqeni narrativën e tregimit”
Ben Shapiro*)

Pjesa e dytë për Kryeministrin Edi Rama

Edi Rama është një gënjeshtar i madh. Për të argumentuar këtë pohim, mjafton të marrim me rradhë të gjitha gënjeshtrat e tij që prej vitit 2013 dhe deri sot. Dhe nuk janë pak gënjeshtra. Sikur Edi Rama të ishte një piktor i zakonshëm, kjo nuk do të kishte pikë rëndësie. Edhe sikur Edi të ishte diçka tjetër, ta zëmë biznesmen, përsëri gënjeshtrat e tij as që do të llogariteshin. Fundja, me gënjeshtarë të tillë është e mbushur çdo shoqëri, aq më tepër kjo e jona. Maksimumi do të dëmtoheshin ata njerëz që do të ishin afër tij, përfshirë edhe familjarët.

Por duke qenë se ai është Kryeministër, gënjeshtrat e tij janë me kosto të lartë për vendin. Sepse ai gënjen jo pak, por njëherësh 2.8 milion shqiptarë në Shqipëri dhe shumë të tjerë jasht saj. Ju lutem bejeni një llogari të thjeshtë për kostot e gënjeshtrave të tij:

300.000 vende pune, ndalimi i importit të plehrave, shëndetësi falas, rritje ekonomike, pagash dhe pensionesh, luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar etj, etj. Të gjitha këto gënjeshtra i shumëzoni për 2.8 milion shqiptarë. Një det me gënjeshtra. Besoj se nuk ka argumentim më të mirë se sa ky. Çdo përpjekje për të hedhur poshtë këtë pohim është i kotë, sepse tashmë, shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar çfarë gënjeshtari dhe demagogu është Edi Rama. Vetëm një pakicë e vogël akoma e ndjekin, e mbështesin, ose e besojnë. Por le t’i marrim me rradhë se kush janë ata.

Grupi i parë i mbështetësve të Edi Ramës është në Partinë Socialiste, e konvertuar në Rilindje. Njerëz pa vlera intelektuale dhe profesionale, aq më tepër me vlera morale. Fundja, unë nuk e di se ku mund të gjendet morali tek Taulant Balla, Sadri Abazi, Gramoz Ruçi, Arben Ahmetaj, Fidel Ylli, Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Shukri Xhelili, e shumë të tjerë rilindas. Kaq rëndë është Partia Socialiste për çeshtje morali, sepse dreqi e mori, morali njerëzor është i lidhur ngusht me integritetin profesional, sa është katandisur që financat e vendit t’ia besojë Arben Ahmetajt. Ose drejtoritë e rëndësishme t’ia besojë figurave të rëndësishme me integritet të lartë si Elisa Spiropali! Për të mos përmendur personazhe të tjerë, të famshëm për tolerancë dhe luajalitet ndaj shefit të madh dhe të gjatë Edi Rama.

Grupi i dytë, që për nga rëndësia vlen më shumë se i pari, janë oligarkët, pa të cilët Edi Rama nuk bën dotë. Ky është grupi ku fjala “moral” nuk fare ka kuptim. Këta nuk janë tipa mediatik, por praktik. Asnjëherë në televizion dhe media, megjithse ata i komandojnë të gjitha; politikën e parave, politikën e qeverisë, politikën e ekonomisë, politikën e konçensioneve me Partneritet Publik Privat, politikën e Krimit të Organizuar, zgjedhjet, krizat politike, zgjidhjet polititike, krizat rajonale politike, politikën e drogës, politikën e ndërtimit të grataçelave, politikën e pastrimit të parave. Ka një listë me emra, listë e cila do të publikohet së shpejti. Edi Rama është në krye përsëri. Dhe ai vazhdon të gënjejë për vete dhe për llogari të grupit të dytë.

Grupi i tretë që e mbështetë pa kushte Edi Ramën janë “Grupi i Mediave të Blera”, ku bëjnë pjesë emrat të rëndësishëm të Shtypit të Lirë. Edhe këtu nuk ka nevojë të flitet për moral, sepse këta njerëz janë të çliruar nga komplekse të tilla idiote si morali njerëzor dhe parimet e profesionit. Këtu asgjë nuk ka vlerë, dhe pallavra të tilla si koherenca dhe integriteti profesional janë varrosur përgjithmonë si një atavizëm biologjik. Emrat më të spikatur janë Mero Baze, Arjan Vasjari, Lorenc Vangjeli, Much Nano, Henri Çili, Karlo Bollino, etj. Ka edhe të tjerë, paksa më të kamufluar, të maskuar pas programeve televizive, ku ftohet edhe mendimi kundër Edi Ramës, por zakonisht në këtë rast ka një kujdes të posaçëm që mendimi kundër tij të sfumohet në një mijë mënyra perfide. Lista mund të jetë më e gjatë, por në fund të këtij teksti do të kuptohet pse unë po kursej shumë emra dhe personazhe mediatik.
Grupi i katërt i mbështetësve të Edi Ramës janë grupe të veçanta të shoqërisë tonë, që fare mirë mund t’i quajm Grupe Speciale. Këtu bëjnë pjesë trafikantë droge, ish trafikantë qeniesh njerëzore, vrasës, persona me preçedentë të theksuar kriminal, burgaxhi dhe ish burgaxhi, policë të korruptuar dhe ish policë të korruptuar, ish sigurimsa dhe ish komunistë të konvertuar në tregtarë dhe biznesmen, që shpesh përpiqen jo pa sukses të afrohen me grupin e dytë të mbështetësve të Edi Ramës. Ky është grupi më agresiv, tip Elvis Roshi dhe Saimir Tahiri, që nuk i dridhet syri dhe dora para asgjëje, vetëm që Edi Rama të jetë mirë, i qetë dhe të mos i rrezikohet pushteti.

Grupi i pestë dhe i fundit, është grupi më i madh, por edhe më i mjeri, në kuptimin e parë të kësaj fjale. Ata nuk duan t’ia dinë a kanë bukë ose rroba veshur, a kanë shtëpi ose krevat për të fjetur, nuk duan t’ia dinë për përmbytjet dhe mjerimin, por vetëm që Partia Socialiste, ish Partia e Punës së Shqipërisë dhe Edi Rama si pasuesi më i denjë i Enver Hoxhës të jetë në krye të Shqipërisë. Ata janë të gatshëm të flijohen me gjithçka kanë për idealet “e majta”. Për këta duhet patur respekt të veçantë, janë njerëz me parime dhe të sakrificës. Respekte o njerëz të mjerë dhe të gënjeyrit e përjetshëm!

Në të vertetë, të mbrosh sot Edi Ramën është mision i pamundur për njerëzit me dy pare mend dhe dinjitet. Shumica e shqiptarëve e ka kuptuar tashmë këtë të vertetë të thjeshtë, paçka se jo të gjithë e shprehin. Dhe kjo ndodh sa për faj të mediave, por edhe për një arsye shumë madhore:
Don Lu është mbështetësi më i madh i Edi Ramës. E dyta është Romana Vlahutin. Të tre këta personazhe që po i “kajnë nanën” shqiptarëve janë të lidhur ngushtësisht me një personazh tjetër, që po luan fort edhe në politikat globale. Në të vertetë, shqiptarët kështu siç janë të shkëputur dhe të hapërdarë, duket sikur nuk kanë shumë peshë, por faktori shqiptarë ka fuqi të jashtëzakonshme rajonale, pse jo edhe europiane. Sa ç’janë të koklavitura punët, po aq janë edhe të thjeshta. Problemi është se njerëz të paskrupuj po luajn ndyrë me interesat tona, duke i paraqitur interesat banale të tyre, si interesa të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Së pari nga Edi Rama.

Edi Rama është një tregimtar i zoti, një manipulator ekslelent, një gënjeshtar brilant, një demagog par excellence. Fjalimet e tij të marrin në qafë, gjestet, fabulat, mimika, veshja, atletet ADIDAS dhe benevrekët, shija fine dhe kravatat, sportiviteti i tij. Por, ashtu siç thotë Ben Shapiro*) se “është e pamoralshme të mbrosh gënjeshtrat, sepse ju pelqeni narrativën e tregimit”, për të gjithë socialistët e vertetë, nesë ka të tillë akoma me ndonjë fije morali dhe vlere në Partinë Socialiste, është koha të mos e mbrojnë më atë që nuk mbrohet dotë. Faktet janë se Edi Rama është një përbindësh. Ne duhet ta shporrim atë, me çdo mjet dhe rrugë ligjore.

*)Ben Shapiro, është një komentator politik konservator amerikan, kolumnist, shkrimtar dhe avokat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?