“Fola me Hënën”: Poezi nga Izota Rexho Haruni

FILLUAN FLUTRAT TE VALLEZOJNE

Filluan flutrat e bardha te vallezojne.
Zbresin te lehta, te brishta, pa zhurme.
Dikush qendron mbi gjethet trime te nje peme.
Dikush humbet, e shkrihet kur bie mbi uje.

Filluan te vallezojne edhe brenda meje.
Ohhhh..ma heqin trishtimin si me magji.
E dua boren, ma qeteson shpirtin.
Mi shkrin vitet, me kthen femij.

Neper flatrat e bardha, fluturon nje zog.
Krahet e tij te vegjel perplas neper bore.
Eshte trim, apo jashte eshte i detyruar te rrije…
Te dal edhe une, te ndjej, si zogu, te ftohte.

Bora me therret, te me futet ne gji…
Te te ngrohet pak, se jashte bene ftohte.
Brenda meje, te ngrish ka mundesi
Jashte shpirtit tim, do jesh me e ngrohte.

Mos e dashur bardhesi, mos,
Brenda meje te ngrishe dhe ti.

BORA QE NUK SHKRIN

Bore qe nuk shkrin.
As djelli nuk deperton ne zemren tende.
Toka nga brenda po te grryen.
Shohe qe ke humbur vende , vende.
Bore, e bardhe ,e bukur, e ngrire,
Si zemra e plagosur e nje femre…

KALERO FANTAZINE

Kaleroje fantazine, dhe vrapo per tek une.
Sot eshte pushim, vishe bluzen e ngrohte te lesht, mbi te, xhupin e lekurte.
Largesia eshte vrastare,
E dime te dy,
Ne , po te duam nuk e leme qorre, 
I japim sy.
Njerin ja jape une, tjetrin jepja ti…
Le ta sfidojme largesine.
Syte tane preken veshtrimesh.
Syte tane bejne dashuri.

FOLA ME HENEN

Fola me henen, u keshilluam,
Vuajtjet zemres, hiqja me tha.
Qendro large nga e paqarta,
Large rriji ndjenjes qe kurre s’tu dha.
Large, nga era qe ngre vec pluhur,
Ujit te turbullt qendroi large
Large nga dyer qe rrine gjys hapur,
Per tu mbyllur , u duhet pak.
Large nga hijet qe s’dine te cfaqen
Mos kerko doren qe kurre s’tu zgjate.
Leshoje zemren te rrahe e qete
Gjakun, te lumezoj ne shtrat
Shpirtin e dlire te fluturoj,
Ti nuk ndryshon..je mëz azat
Nuk eshte e lehte te te beshe prone,
Prandaj ti qesh…qesh…qesh sa me forte
Ska dashuri te te beje zap.
Mos lejo kurre qe buzeqeshjes,
Ti heqin jeten , ta bejne te qaj,
Se asnjehere s’do ja falesh vetes.
Ti je nje lule, qe rritet vetem.
Kudo qe shkon, ti sjell pranver,
Lum kush te do, eshte me fate
Kush prane te ka ,ti i zgjate jeten
Sa shume me henen qe biseduam.
Ohh sa e lehte qe ndjehem sot,
Mengjezi i arte me solli djellin,
Rrezet e tij ardhur nga large.
Edhe pse large, me perkedhelin,
Ma ngrohin shpirtin e zemren bashke
Qesh, me tha djelli…qesh , lumturohu
Kush do te kete, do jete me fat.

NUK MUNDA

S’munda te prek frymen, tek ngrohe frymen time,
Nuk munda, lekuren e ngritur puper ta qetesoj, tek etheshem nxehet kur buzet ve mbi te.
As fjalen e dhëne nuk munda ta prek, ate fjale qe nuk u mbajtë.
Nuk munda te prek gjakun qe rrjedhe nder deje,
Nuk munda edhe pse ju bera limf
Nuk munda ritmin tja shtoj.
As lotin e tharë nuk e preka dote.
As rrahjet e zemres,
As ngasherimet ,as shpirtin e copetuar.
Nuk ti preka dridhjet, as buzet,
As driten e syrit, tek me kerkon perhumbur, dorezuar….
Nuk ta preka as hijen qe terheq zvarre,
As trupin qe hije leshon , I munduar
Nuk preka asgje…edhe pse te isha betuar
Nuk doje te me lendoje,ndaj s’te preka dote.
Vura gishtin mbi dashurine,aty meshova me gjithe shpirte, fortë
E bera te dhembe, aq fortë….aq fortë…aq fortë

 

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments