Dritan Leli pendohet dhe tërhiqet nga tenderi

Aktualitet

Në një dokument të publikuar nga Tpz.al, thuhej se tenderi në fjalë kishte objekt “blerje makine për administratën”, me një fond limit 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Ndërkohë sot Gazeta Express u interesua pranë Bashkisë së Vlorës për të mësuar më shumë rreth qëllimit të blerjes së kësaj makine, ku në fakt vlera e saj ishte shumë e madhe. Përfaqësues të Bashkisë së Vlorës thanë se tenderi në fjalë është anuluar nga vetë kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Sipas tyre, një nga arsyet që Leli e ka anuluar tenderin, ka qenë edhe shuma e madhe prej 66 milionë lekësh që do të blihej kjo makinë. Anulimi i këtij tenderi është pasqyruar edhe në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?