A paguhen taksat ketu? I shkatërroi dyqanin me sëpatë/ Video

Aktualitet

Një video e publikuar nga Olti Curri ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Pas kësaj video, ka folur edhe vetë pronari i dyqanit, i cili thotë se personi që i ka shkatërruar biznesin është arrestuar nga policia.

Më poshtë intervista e Olti Currit me pronarin e dyqanit:

“Interviste me M. M., punonjesin e pikes se shperndarjes nga kompani te ndryshme te telefonise internetit dhe televizionit…Dyqani i sulmuar nuk eshte Abcom”

Çfare biznesi keni ?

Biznesi esht thjesht pike rimbushjesh elektronike ku ofrohen sherbime te ndryshme telefonike, interneti etj.

Eshte pike e Abcom?

Jo absolutisht jo. Kam kompani te shumta.

Ne cilen ore erdhi agresori?

Personi erdhi ne oren 18:55 pasi pyeti kush jeni juve dhe pa lidhje duke thene a paguhen taksat ketu, ne moment nxori sopaten dhe i ra objekteve dyqanit.

Po fizikisht u demtuat ?

Ne fakt nuk demtoi njeri fizikisht shyqyr.

Ishte person problematik, kishit degjuar per te ?

Ne djenin time ky person ka thyar edhe 2 dyqane te tjera po ne ate moment pika lloto sporti.

Çfare ndodhi me te ?

Me pas ka shkuar ne shtepi i qete.

Po policia ?

Policia mbasi ka par videon e ka njohur si njeri problematik dhe menjehere i ka shkuar neshtepi dhe e ka arrestuar.

Keni dijeni ku eshte agresori ne keto momente ?

Ky person esht tashme i arrestuar nga policia.

Faleminderit dhe pune te mbare

Faleminderit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?