Përmbytjet/ Basha në Fushë Krujë. U veprua me vonesë

Lulzim Basha ka vizituar gjatë ditës së sotme zonën e përmbytur në Fushë Krujë.

Kreu i opozitës kërkoi të ndihmohen familjet e prekura.

Basha ka shkuar në fshatin Bilaj, ku emergjencat civile kanë vepruar me vonesë.

Ne Fushe Kruje janë përmbytur 2 lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra me zonën e Bubqit me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë.