Kryemadhi: Koha nuk pret, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Aktualitet

Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Me anë të një deklarate ajo shprehet se, LSI është pranë familjeve që po përballen me këtë situatë të vështirë.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi në Facebook:

Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.

Solidaritet me të gjithë të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.

Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.

Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *