AktualitetShkrimeTe tjera

Nga Artur Roshi/ Pse 29 Nëntori është festë nostalgjike ?

Sot mbas kaq viteve mëndjet e shqiptarëve janë më të ekspozuara ndaj të vërtetës edhe pse në mënyrë rastësore e jo të studiuar në raport me frymën e të vërtetave historike.E vërteta nuk është monopol i pushtetit apo i vazhdimësisë së tij,prandaj e vërteta e datës 29 Nëntor na ndan dhe nuk është një datë e pranueshme nga të gjithë.E vërteta lidhet me besimin njerëzor e adresuar ndaj saj.Besimi është një gjëndje e të menduari e veçantë.Besimi tek 29 Nëntori si “datë çliruese”është ngritur gjatë 50 viteve të diktaturës për interes të pushtetit të saj,si një besim i imponuar nga regjimi edhe për vetë komunistët.Në se nuk e pranoje këtë besim,pra ta kundërshtoje vendin e kishe në burg.

Pra pranimi i këtij besimi ishte pragmatik,që do të thotë besoje në kufijtë e egzistencës në një liri gjallese në diktaturë.Kjo është rrënja e besimit tek data 29 Nëntor,një besim i edukuar për shkak të pragmatizmit.Nga ana tjetër për të patur një besim të lirë,në termat e historisë moderne të një besimi epistemik sërish nuk kemi një dëshmimtar okular në ngjarjen e çlirimit.Kush ka qenë dëshmimtari apo dëshmimtarët që konfirmojnë çlirimin e Shkodrës si qytet i fundit për datën 29 Nëntor ? Përderisa nuk ka patur dhe historianët mundohen t’ju referohen dokumentave arkivore ku edhe nuk gjejnë një të tillë,atherë përse duhet të besojmë në një datë të tillë ?

Data 29 Nentor është edhe dita e themelimit të Republikës së Jugosllavisë dhe kur ka tituj gazetash të kohës kur Enver Hoxha vendosi këtë datë çlirimi me idenë e republikës së shtatë të Jugosllavisë.Lind pyetja përse Socialistët këmëngulin dhe sot me fuqinë e pushtetit festojnë një datë që nuk na përket ne Shqiptarëve ?Ata thjesht nuk duan të rrëzojnë piramidën false të pushtetit që ngritën prindrit e tyre,sepse ju rrëzohet njëherësh edhe morali i pushtetit të tyre sot.Sistemi kapitalist që ne aplikojmë sot ka rrëzuar në çdo sferë të jetës modelin diktatorial.

Kështu mungesën e lirisë së tregut e ka zvendësuar me një masë lirie,mungesën e lirisë individuale e ka zvendëshuar me një masë lirie,pushtetin e centralizuar e ka zvendësuar me një pushtet të decentralizuar deri në një masë,etj.Po datat historike a duhet ti ndryshojë në përputhje me të vërtetën që kërkon ky realitet i ri shoqëror ?
Ne nuk mund të jetojmë të sotshmen mbi realitetin imagjinar që kishte ngritur e djeshmja jonë e hidhur.Prandaj data 29 Nëntor nuk është datë çlirimi që bashkon emocionin kombëtar të çdo anëtari të kombit tonë.Kombin e kemi bashkë dhe si të tillë duhet të kemi bashkë një ditë që të gjithëve na gëzon,jo një ditë që vazhduesit e së djeshmes i turpëron.Nuk mund të vazhdojmë të nderojmë zyrtarisht një varrezë që mban njëherësh kasapin dhe viktimat,nga ku nuk shmanget dot as Partia Demokratike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?