Nga Guxim Alimani/ Terror politik mbi opozitën!

-Vetem ku sundojne diktaturat dhe juntat ndodh qe qytetaret te ndiqen,dhunohen e persekutohen per shkak te bindjeve dhe aktivitetit te tyre politik opozitar! Por fatkeqesisht kjo po ndodh ne Shqiperi ne kete fillimshekulli. Dhe pikerisht ne nje vend qe pretendon te behet anetar i BE. Gjate ketyre 4 viteve qeverisje social-komuniste rreth 300.000 qytetare kane braktisur vendin.
Arsyet nuk jane vetem kushtet skandaloze ekonomike por me se pari persekutimi dhe perndjekja politike per shkak te bindjeve. Nje rast flagrant eshte ai i te riut demokrat Shkelzen Geci. Ky veprimtar i njohur i PD-se dhe opozites jo vetem u dhunua psikologjikisht por dhe u rrezikua fizikisht vetem se ishte pjesmarres aktiv ne protesten e 18 shkurtit 2017 te organizuar nga opozita.
Shkelzeni u dhunua hapur nga policia ne sy te eproreve te saj. Atij ju bene kercenime te hapura deri ne kercenime per jeten. Fale zotit ai shpetoi pasi u qellua dhe me arme. Rasti i Shkelzenit eshte njeri nga ato raste te shpeshta kur ne zemer te Europes qytetari detyrohet te braktise vendin thjesht se kryen aktivitet politik opozotar. Kesaj i thone qe shteti te detyroje individidin te kete frike nga Atdheu.
Nese nuk ndalon kjo praktike e dhunshme atehere shume shpejt do kemi nje panorame tragjike te braktisjes politike te Shqiperise.