Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut Egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut egjiptian Abdel Fattah Al Sisi për sulmet terroriste në Sinai të Egjiptit

“Jam shumë i tronditur nga sulmet mizore terroriste që goditën një prej Xhamive të Sinait e ku humbën jetën qindra besimtarë të pafajshëm e dhjetra të tjerë u lënduan.

Më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve t’i uroj shërim të shpejtë e kthim sa më parë në jetën normale.

I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian”, thuhet në mesazhin e Presidentit Meta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments