Nuk ju është ofruar shërbimi i duhur. Ministrja e Drejtësisë shkarkon juristët

Aktualitet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një konferencë për mediat është shprehur se, ka pezulluar nga detyra disa zyrtarë të ZRPP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’, duke mara masa të menjëhershme disiplinore për juristët, njëri prej të cilëve në Fier dhe dy në Tiranës.

Ministrja publikoi në një dalje për mediat denoncimet e dy grave, njëra në Fier dhe tjetra në Tiranë, të cilave nuk ju është ofruar shërbimi i duhur, ndonëse kanë aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZRPP-ve.

Për këtë arsye, ministrja tha se ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga detyra të juristit në Fier dhe të dy specialistëve në Tiranë.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se në vend që të nxjerrë një njoftim për media, ose një deklaratë nga ana e zëdhënëses, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj del vetë dhe deklaron se ka përjashtuar 3 punonjës.

Ndoshta për ti dhënë rëndësi lajmit, apo ndoshta edhe sepse kështu ka urdhër nga drejtori i Komunikimit në Kryeministri, por ministrat Edi Ramës janë duke u kthyer në zëdhënës të qeverisë e jo zyrtarë të punës që kanë marrë përsipër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?