Rama: Tahiri nuk mund të dalë jashtë shtetit, por ai çau ferrën.

Burime për Top Channel konfirmojnë se të premten, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen. Pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.

Top Channel kontaktoi me mesazh me zotin Tahiri, por pa marrë një përgjigje, kurse avokati i deputetit Tahiri, Maks Haxhia, i tha Top Channel se nuk ishte dijeni në këtij udhëtimi.

Avokati Haxhia shtoi se lëvizjet e zotit Tahiri brenda dhe jashtë Shqipërisë janë në kuadrin e një njeriu të lirë, që nuk bëhen për çështje juridike, pra nuk paraqesin detyrimin për të vënë në dijeni prokurorinë.

Ky udhëtim jashtë Shqipërisë i zotit Tahiri vjen pas një heshtje të gjatë publike të ish-ministrit, që mungoi edhe dje në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.

Dalja e fundit politike e ish-ministrit ishte për Top Story, ku mohoi akuzat si person i lidhur me klanin Habilaj. Por që nga ai moment, zhvillime të reja kanë ndodhur dhe policia ka arrestuar Orest Sotën, të cilit iu gjetën në automjet 863 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

Deputeti Tahiri nuk doli kurrë të sqarojë pse patentat e tij ndodheshin në automjetin e një biznesmeni, i cili ndër të tjera kishte bërë rikonstruksionin e komisariatit 6 në Tiranë.

Kjo dalje jashtë Shqipërisë e deputetit Tahiri, ndonëse ligjërisht nuk ka asnjë ndalim, ngre pikëpyetje për motivet.

Disa burime të tjera, shtojnë se arsyet janë familjare. Por deri në daljen e ardhshme përpara mediave të zotit Tahiri, shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Pse kryeministri tha se Tahiri nuk mund të dalë jashtë shtetit?

Kryeministri Edi Rama gënjeu publikisht kur tha se janë plotësuar të gjitha kërkesat e prokurorisë për Saimir Tahirin.  Duke folur në emisionin Zonë e Lirë më 27 Tetor, Rama u shpreh: “Unë s’kam patur asnjë levizje mbi qendrimet e mia për Tahirin. Kemi plotësuar kërkesat ekstreme të prokurorisë si kontroll banese, garanci pasurore, ndalim lëvizje dhe kemi vendos të ndajmë rrugën e Tahirit nga PS-ja deri kur të zbardhet e verteta”.

E kundërta e kësaj që deklaron kryeministri Edi Rama është e vertetë. Në kërkesën e prokurorisë dorëzuar Parlamentit ishte kërkuar “masa e sigurisë arrest në burg” dhe “kontrolli i banesës”. Vetëm kjo e dyta u plotësua nga parlamenti.

Nuk dihet nëse Rama ka bërë një lapsus kur është shprehur se i është bllokuar lëvizja Tahirit, apo është një gënjeshtër e qëllimshme për të bindur opinionin publik se ai nuk po pengon hetimet.

Deklarata e Ramës vjen në vemendje sot kur në media u raportua largimi i Tahirit nga Shqipëria. Ai ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani që sipas njerëzve pranë tij, bëhet për arsye familjare. Ndërsa burimet nga organi i akuzës thanë se vendimi i parlamentit për ta lënë Tahirin të lirë po ndikon në prishjen e provave.  prokuroria per largimin e tahirit jashte shqiperise .

*Ndiqni më poshtë deklaratën e Ramës në “Zonë e Lirë”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments