Asfiksimi i nxënësve në Shupenzë/ Policia: 16 të shtruar në spital
Policia ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur em incidentin në shkollën e Bulqiës, ku dhjetra nxënës pëfunduan në spital të helmuar. Sipas Policiës, helmimi i 16 nxënësve së paku, të shtruar në spital, ka ardhur nga tymi i druve dhe jo nga gazi, pasi ishte bllokuar oxhaku i shkollës. Shkolla ngrohej me dru dhe jo me gaz.
Informacioni i policisë:
Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë. Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se : Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit. Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.