Poezi nga Alban Bala

DUA TE SHPIK NETET

Dua te shpik netet, ato drita te veshura
Me hijet tona te pjerrta qe prijne drejt njeri tjetrit,
Te shpik oret qe rrine lart ne kulm te qiellit,
Yjet qe maji kthen ne xixellonja…

Dua te shpik netet – lojrat e femijeve
Debatet e zjarrta me luftaloje dijesh:
Me emra kryeqytetesh, me histori te rriturish
Qe jetojne trishte brenda librash.

Pastaj te krijoj ate oren tone te vone
Kur koha ka ndalur ne nje puthje fjalesh
Dhe heshtjet jane nokturne per kater buze te nxehta
Mbi tastieren e mallit. Te t’perkedhel floket

Me kujtime dhe endrra dhe te ve ne gjume
Si nje foshnje qe tha fjalen e pare…

Dua te shpik netet e me driten e tyre
Te te vizatoj papushim ne ajer
Me shpresen se te kam pare…

NGJYRA…

Ti je e bardha e syve te mi dhe e kuqja e gjakut
Je lendina e gjelber e frymes, e kaltra
E detit te udhetimeve qe me marrin ne endrra
Te zbuloj ngjyrat e se ardhmes.

Je ylberi i kraheve pas perqafimit te gjate
Je e verdha e trishte e ikjeve te bruzta
Je kobalti i agut ngjyre mali, je zjarr
Lulekuqesh qe brofin ne muzg.

Je vjollca e marsit qe shkelqen permbi lote
Dhe e arta e prekjes ne mesditen e majit
Je mall i portokallte ne vjeshten e ngrohte
Dhe toke e nxehte vere poshte flokeve te barit.

Me merr ne heshtjen tende ku shkruhet e ardhmja
Me penelin e gjalle te pemeve dhe ajrit
Ne erresiren e njome te syve ku ti mbetesh
E bardha…dhe e kuqja e pavdekshme e gjakut…

Fotografia e Alban Bala

TI ECEN…

Ti ecen si askush edhe pse tash je e vdekshme.
Te kujtohet Evë, sesi na nxoren nga Parajsa?
Ishte vetem nje frut, dhe dora jote qe dridhej
Aq sa harrova gjithcka.

Une zbrita ne nje koder e ti ne nje ane deti.
Mesuam te kerkojme falje. Mesuam te vdesim
Te besojme tek e shenjta. Por Dashuria na humbi
E veç ajo na gjeti.

A te kujtohet Evë?

Tash per t’u ndjere ne Parajse afrohem tek ti.
Kam mbjelle lule per ty e Zotit me fjale
I jam lutur perdite te na ndrije, te na fale
I kam kerkuar qe jetet t’i kemi afer.

Dashuria s’ka varr. Ka vetem Parajse
Dhe dy syte e tu si emrat tane…

 

PASKAM LINDUR!

Paskam lindur te me marre malli
Per cfare nuk kam jetuar dot ende,
Per ate diten qe pritet te vije, per kujtesen
E nje jete tjeter,

Te me djege malli per honin e nxehte te heshtjes,
Per humneren
Buze se ciles vetja keput eren
Ne dy gjysma te perflakura vjeshte,
Per prekjen
Qe e ruaj brenda guackes se grushtit ne xhep,
Nje perle
Me aromen tende.

Paskam lindur te me marre malli
Te jetoj siç jetohet nje jete qe s’ka vdekje
Por vetem funde te perditshme netesh ngjyre geshtenje
Mbi peme.

Me ka marre malli te te gjej vetem,
Te me flasesh me Ne, te me tregosh veten
Siç tregohet me gisht ne qiell nje rè
Dhe te qeshesh

Te qeshesh me Henen qe do zhduket e zbehte
Sapo te na zere gjumi, sapo te ndezim endrrat
Mbi gjurmet e dy trupave qe shkruan nje kenge
Mbi lekuren e tjetrit,

Sapo te m’i japesh syte te pi vesen,
Ta endim
Rroben e rimte te nje dite te re
Me gishtat e kryqezuar mbi jastek…

Paskemi lindur te presim
Kujtesen
E nje jete tjeter…

Fotografia e Alban Bala
DO TE JETE PRILL KUR DO IKI

Do te jete prill kur te iki, prill
Do te vdes befas si nje ere qe fiket
Mbi krahet e hapur te ullirit

Do te ndalem me syte qe shohin drite
Edhe kur bota bie,
Do te jete prill dhe do te me kete marre malli
Per ty

Do te shkoj si nje buzagaz, nje flutur
Fryme
Qe s’ben me hije
Do te jete prill dhe bota do te ndrije

Do ndrije nga malli im per ty…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments