Nga Kreshnik Çollaku/ ‘Ditmir’ apo Dhimitër ??

Kreu i Departamentit të Politikës së Jashme në PD, Kreshnik Çollaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me takimin dyditor të mbajtur në Kretë mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë, përkatësisht Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Ndërsa i cilëson bisedimet për të zgjidhur çështjet me Greqinë si shumë të rëndësishme, madje një proçes i vonuar, Çollaku shkruan se rëndësi ka që ministri shqiptar ti zhvillojë ato si Ditmir jo si Dhimitër.

Ja shënimi dje i z Çollaku:

“Ditmir apo Dhimitër ??

Ministri Jashtëm grek dje deklaroi se bisedimet po zhvillohen për integrimin në BE të Shqipërisë.

Një ditë më pas ,delegacioni shqiptar u dërgua te vendi ku Zeusi grek paska bërë nuse të veten Evropin.

Simbolika është e qartë..nga Greqia lindi Evropa.

Këtë mit grekët nuk kanë kujt tia tregojnë në BE. Si ballkanas të mirë kanë nevojë të gjejnë dikë tia thonë (nevoja për vasale).

Në këtë rast e kanë gjetur.

Mesazhi që përcjellin është se për Shqipërinë Evropë eshte Athina…(ose të paktën rruga për Bruksel kalon nga Athina).

Kjo është një pozitë e patolerueshme inferioriteti ku ministri jashtëm shqiptar ka pranuar të dorëzohet.

Kushti kryesor që negociata të këtij tipi të kenë sukses është reciprociteti mes palëve.

Bisedimet për të zgjidhur çështjet me Greqinë janë të rëndësishme dhe madje një proces i vonuar.

Por rëndësi ka që minsitri shqiptar ti zhvilloje ato si Ditmir jo si Dhimitër !”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments