Nga Agim Popoci/ Po, Kukësi është i pari!

Aktualitet

Kjo bota virtuale po na mundëson të përballemi edhe me marrëzira, e meqë ato nuk pushojnë dhe vazhdojnë të më kontaminojnë edhe inboxin tim, më duhet ti them ca fjalë për dekorimin e qytetit të Kukësit nga ana e Presidentit të Kosovës dhe pse u “harruan” qytetet tjera!

A ishte vendim i drejtë?! Çdo President i Kosovës, duke filluar nga 12 Qershori 1999 e deri sa të jetë jeta, nuk duhet ta harroj Kukësin, dhe çdo ditë që ai gëzon duhet ti jetë mirënjohës çdo lumjani.
Dhe sikur Presidenti i Kosovës “të zbraz” gjithë koleksionin e mirënjohjeve dhe dekoratave që i mundëson Kushtetuta, nuk mjaftojnë për të shprehur falemnderimin.


Të nderuar miq dhe armiq, dashamirës dhe dashakëqinj, ajo që ka ndodhur në vitin 1999, mikëpritja kuksiane nuk spjegohet, ajo duhet të përjetohet.
700.000 shpirta shqiptar kanë trokitur në portën e Kukësit, e cila ishte hapur siç themi ne “hap e krah”, dhe të gjithë u pritën dhe përcjellën.Sot çdo shqiptar e përjeton ndjesinë e xhepit kur i vijnë 7 musafir në shtëpi, le ta shumëzon me vetëm 100.0000 gota ujë, për ta kuptuar shpirtin e madh madh kuksian dhe arsyen se pse KUKËSI ËSHTË I PARI!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?