Nga Basir Çollaku/ ERTV dhe gazetarët ‘non grata’ për Ramën.

Aktualitet

Edi Rama eshte usta per median, nje manipulues i holle i opinionit publik, perfitues tej ekstremit prej saj, si nje politikan prej 18 vitesh ne pushtet te panderprere. Sot KM ka vijuar prodhimin e perqendrimit te vemendjes duke atakuar gazetaret me se shumti ata qe nuk i shkojne pas fijes. KM Rama eshte pushtetari i pare ne renditje qe ka pasuruar jo gaztare por pronare mediash nga nderet qe ai u ka bere botuesve. Sot thuajse mbi 90 perqind e pronareve te Gazetave dhe televizioneve kane ne portofolin e bizneseve industrine e ndertimit si ushqyesen me te madhe te financave.

Me vone jane perfshire dhe ne koncensione e biznese te tjera. Por kudo kane qene te perkedhelur nga qeverite. Si nga PS ashtu edhe nga PD. Eshte e pamundur te gjesh gazetare qe do te dalin ne pension pasi kane plotesuar vite pune, por pensionohen sepse kane mbushur “kupen” ndaj qeverive. Keshtu Rama pasi e thelloi kontrollin ndaj mediave krijoi dhe ERTV duke e bere burimin shperndares te mesazheve qe ai i konsideron te verteta. Sot pavaresia eshte shtuar nga media sociale dhe qeverite dhe politikanet do ta kene perhere e me te pamundur te diktojne formatin e te vertetes.

Nano, Berisha, Rama, Basha, Meta, kane pasur dhe kane raporte me median nga kendveshtrimi i pushtetit, ndersa gazetaret duhet te jene gjithnje ne opozite me çdo lloj qeverie dhe pushteti. ERTV nuk eshte modeli. Ajo qe vlen fort ne kete model eshte konstatimi i Montanelit..mos i beso kurre nje gazetari te pasur..qe duke e pare Ramen si gazetar..pra mos i beso as Rames ne kete lloj perpjekje..

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?