Ylli Manjani: Mirë urdhëri për peshkun, po për copat e mishit?

Aktualitet

Në një postim në rrjetin social facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me ironi shkruan se urdhëri u dha, por shtron pyetjen se: Çfarë do të bëhet me pjesën tjetër, me copat e mishit me dy sy që zbatojnë urdhërin pasi nuk dinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?

”Urdhëri për peshk u dha! Peshk i madh, i vogël, i ngordhur apo i gjallë çtë jetë! Urdhri u dha! Po me copat e mishit me dy sy si do i bëhet! Ata që do zbatojnë urdhërin e s’dinë as të peshkojnë e as të gjuajnë?! Ata janë as mish e as peshk!’,-shkruan ish-ministri.

Në fund, ai shton se Rilindja përmes hashashit siguron harresën e halleve. ”Ndërkohë, Rilindja ofron hashash. Bën mirë për shëndetin mendor dhe harresën e halleve”,- e mbyll komentin Manjani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *