Vangjel Dule: Kjo qeveri nuk e mbyll mandatin

0

Ish-aleat i kryeministrit, Vangjel Dule,  ka deklaruar se Edi Rama e ka shumë të shkurtër qëndrimin në pushtet.

I ftuar dje në studion e “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ai tha se kjo qeveri nuk e mbyll mandatin e saj.
“Ju thoni për mandatin, unë ju them se ai po diskuton ditët, maksimumi disa javë në pushtet”, tha Dule.
Dule ishte ftuar për të diskutuar në lidhje me prishjet e 22 ndërtimeve në Himarë, ku dhe theksoi se një gjë e tillë po bëhet me qëllim riciklimin e parave të fituara nga narkotrafiku.

“Kam prova. Kam prova se me këtë projekt synohet të pastrohen paratë e narkotrafikut në emër të turizmit në Himarë. Kam prova për këtë”, akuzoi Dule.

Më tej, ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën politikën e vendeve të tjera, por nuk po mendon për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Rama luan edhe në interes të vendeve të treta që interferojnë në politikat që po ndjek Rama. Asnjë njeri i mençur nuk pret degën ku qëndron vetë. Asnjë kryeministër nuk pret degën e perspektivës evropiane të vendit”, tha Dule.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author