Aktualitet

Reagon Policia e Shtetit për situatën në Kapshticë

Ne lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi, ka reaguar edhe Policia e shtetit e cila njofton se ky bllokim është bërë si rezultat i prishjes së sistemit kompjuterik të palës greke.

Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e difektit në sistem.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Policia Kufitare ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se:

Që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij.

Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e difektit në sistem.

Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit.

Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky difekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?