Fakte të reja për lidhjen e Tahirit me Orest Sotën

0

Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha po denoncojnë pareshtur fakte të lidhjes së Saimir Tahirit me 25 vjecarin Orest Sota, të cilit iu gjeten patentat e ish-ministrit.

Basha shkruan sot se shuma e madhe e eurove qe u gjeten ne makinen e Sotes jane te Saimir Tahirit. Po keshtu thote Basha, Tahiri dhe Sota kane udhetuar bashke jashte shtetit.

Po kështu skafi (në foto) në pronësi të Tahirit është larguar nga porti i Durrësit, kur plasen pergjimet e Habilajve.

Ja statusi i Bashes ne facebook

Burime të sigurta informojnë se:

“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author