Nga Elidona Lamnica/ Dashuria është ndjenja më sublime në çdo dimension.

Analize Te tjera

Po ku jemi? Ku po shkojmë? Jemi në përpjekje të vazhdueshme për te kuptuar vallë çpo ndodh me natyren njerëzore…

Ta jetosh kete jete te duhet: Besim,Dashuri dhe Kurajo. Ne ditët e sotme dëgjojmë gjithandej ankesa. Ankesa për varfëri, mungesë komunikimi mes familjarëve dhe plot probleme sociale të tjera. Fjalori i cili përdoret është akoma më i ashpër,por une zgjodha këto fjalë.
Natyrshëm na lind pyetja :Po ku jemi? Ku po shkojmë? Jemi në përpjekje të vazhdueshme për te kuptuar vallë çpo ndodh me natyren njerëzore që po shpërbëhet çdo ditë dhe është disi e vështirë apo e komplikuar për t’u kuptuar.
Këtë temë kaq te mirë e pozitive zgjodha ta nis kështu ,ne mënyre që të ngjaj sa më realiste apo objektive në rreshtat që do vijoj më poshtë.
E dimë dhe e pranojmë pra,që të gjithë një zëri se jeta sot po na vë përballë sfidave tejet të vështira. Aq sa shpesh herë themi se nuk mundemi më të përballojmë. U lodhëm. Është shume e tepërt për ne kjo ashpërsi me të cilën heja na përball shpesh herë.
Por e di se kush ia del mbanë.
Kush ia del të kapërceje vështirësitë dhe të ketë sukses. Kush jata ata që jetojnë një jetë të qetë dhe të gëzuar. Janë pikërisht ata që jetojnë me vlera dhe konkretisht me vlerën e besimit,dashurisë dhe kurajos.
Po këto karakteristika e bëjnë njeriun Madhështor. Por unë besoj se gjithsecili është i tillë dhe duhet të jetë patjetër. Vetëm duke jetuar me forcën e besimit në Vetvete si edhe ne Krijuesin që i dha jetë njeriu mund të ndihet i gjallë.
Duke pasur Dashurinë si kryefjalë të jetës së tij njeriu mund të jetojë në harmoni dhe i gëzuar. Me fjalën dashuri,se pari nënkuptoj dashurine dhe respektin për vetveten. Sepse jam e bindur se vetëm nëse kemi dashuri për veten dhe në brendësinë tonë,do të transmetojmë atë dhe tek të tjerët. Ne nuk mund të presim të duam të tjerët dhe mbi të gjitha të na duan nëse më parë ne nuk kemi mësuar të kemi dashuri për veten tonë. Të tjerët do shohin dhe ndjenjë tek ne forcën e dashurisë,nëse ajo vërtet ekziston. Nëse e ushqejmë dashurinë për jetën,për të mirën ,duke dhënë kontributin tonë kudo ky është nevoja, ne do ndjejmë në çdo qelizë të trupit tonë se po jetojmë. Dashuria është ndjenja më sublime në çdo dimension. Është ajo që i jep jetës kuptim dhe njeriut forcën për të superuar gjithçka. Dashuria i jep njeriut dhe mundësinë për tu përmirësuar çdo ditë.
Në jetë ajo çfare duhet me Bollëk ështe Guximi,kurajo.
Nëse vërtetë kemi fituar besimin dhe dashurinë në jetë , e kemi të thjeshtë te zotërojme edhe guximin.
Guximin per të jetuar denjësisht . Për të ndërmarrë vendime,poshtu edhe risqe për t’i realizuar këto vendime. Guximin për të luftuar për ëndrrat tona,duke mos patur frikë në asnjë moment. Frika është ajo që na vret çdo ditë besimin dhe na largon nga të qënit i guximshëm. Pa guxim ne nuk mund të arrijme askund. Mund të kesh inteligjencë dhe ide. Por nuk mjafton. Të duhet veprim,kurajo dhe këmbëngulje.
Mos harroni shprehjen,Jeta u perket atyre që guxojnë!

Elidona Lamnica
Msc Psikologe

Fotografia e The Good Psychology

 

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?