Nga Sokrat Turtulli/ Një kazan më pak.

0

Jane disa tipa qe togen e pushkatimit dhe urrejtjes e kane ne balle. Nuk eshte nevoje t’iu hysh ne thellesi pasi jane kaq te zbuluar, kaq te zinj ne siperfaqen e tyre.
Nje prej ketyre tipave eshte, ose me mire ishte(per mua) edhe nje palo gazetar me emrin Sokol Shametaj. Nuk kam hasur nga askush tjeter egersi si e tij prej birboje ne komente te ketyre diteve ne lidhje me dekorimin nga Presidenti te 67 nacionalisteve te pafajshem. I hidhet, klasor, fyes, arrogant sa do linte pa goje edhe vete mehmet shehun qe shkrehu armen mbi ta.

Ishte gati te servirte cdo gje, cdo “dokument”tipik komunist dhe propogandistik per ti mbushur mendjen atyre qe e lexonin se ata 67 te pafajshem ishin bashkpuntor me fashizmin dhe se paskan bere gjemen duke vrare dhe prere dhe se plumbin e kishin pak.
-“Nuk do mundni te ricikloni plehrat”-ishte shprehje e tij e fundit prej plehre dhe iku…hije…tamam si dikur komunistet qe te vrisnin pas shpine. Beri block.

Dhe e dini pse me beri block? Sepse i thashe qe nuk ka mundesi te jesh kaq urrejtes dhe klasor ndaj te pafajshme dhe e vetmja mundesi qe ti je kaq i zi dyshoj tek te qenit ne togen e pushkatimit te ndonje pjestari te familjes tende. KAQ.
Kaq i thashe dhe u zhduk. Nje kazan me pak per mua, por nje kazan me shume ndodhet akoma ne treg per shoqerine ku jetojme dhe pretendojme te shkojme!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author