Gjiknurin e mbulon luksi/ Ble 270 mijë euro shtëpi

Teksa Open Data, ka publikuar sot deklaratat e pasurisë për deputetët dhe ministrat e Parlamentit Shqiptar, Tpz.al zbuloi një hije skandali me deklarimin e të ardhurave. Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit.

Nga një hulumtim të bërë nga Tpz.al, Gjiknuri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij, Rovena Gjiknuri, si drejtuese e një Departamenti në Top Channel. Tpz.al mëson se Rovena (Agolli) Gjiknuri ka qënë arkitekte e Shtëpisë së “Big Brother”, pothuajse në çdo sezon.

Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit. Pavarësisht manovrave, duke marrë hua nga bashkëshortja, apo duke deklaruar të ardhura nga punët private, përgjatë viteve 2012-2015, familja Gjiknuri i kishte shifrat e të ardhurave apo shpenzimeve, në nivele deri diku normale.

Rovena Gjiknuri, shënoi një rritje të lehtë të aktivitetit të saj privat, deri në 17 milion lekë (të vjetra), përveç pagës që merrte si arkitekte e “Big Brother” në Top Channel. Brenda tre viteve, 2012-2015, familja Gjiknuri, me të ardhurat e siguruara, arritën të shlyejnë pjesërisht kreditë që kishin marrë për një banesë me vlerë 50 milion lekësh si dhe kredinë për një makinë në vlerën e 18 200 euro.

Viti 2015 dhe 2016, mund të cilësohen si të “artë” për Ministrin e Energjisë dhe bashkëshorten e tij. Kjo e fundit pasi shet makinën me një çmim prej 15 mijë eurosh, blen një Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 euro. Për blerjen e kësaj makine, Rovena Gjiknuri ka marrë një kredi pranë një banke të nivelit të dytë.

Ndërkohë në 2016, familja Gjiknuri kryen porosinë për blerjen e një apartamenti me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro, për të cilin është paguar kësti i parë 100 000 euro me kredi. Ndërkohë mbetet e paqartë, sesi Ministri Gjiknuri, do të shlyejë edhe pjesën e mbetur prej 171 450 eurosh për blerjen e shtëpisë luksoze.

Ajo që bie në sy, është 3-fishimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2016, ajo deklaron 6 231 627 lekë, nga punët private si arkitekte.

Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrësesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrësesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme./TPZ.AL/E.H

Më poshtë të ardhurat e familjes Gjiknuri 2012-2016:

2012

Të ardhura nga paga dhe përfitime si deputet në vlerën 1 857 184 lekë

1) Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri paga si drejtuese në Top Channel në vlerën 1 400 000 lekë.

2) Bashkëshortja zonja Gjiknuri të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 600 000 lekë.

3) Arkëtimet nga një hua dhënë bashkëshortes në vlerën 5 500 euro.
4) Arkëtim në vlerën 500 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.

5) Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 299 000 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
6) Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 7 600 euro, principal 18 200 euro.

7) Detyrime të paguara në vlerën –180 400 lekë për një kredi bankare.
8) Bashkëshortja zonja Gjiknuri detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën –3 500 euro.

2013

Paga dhe përfitime si deputet dhe si ministër në vlerën 2 128 278 lekë

1) Bashkëshortja zonja Gjiknuri paga si drejtuese në vlerën 1 400 000 lekë.
2) Bashkëshortja zonja Gjiknuri të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 800 000 lekë.

3) Arkëtim në vlerën 600 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
4) Të ardhura nga shitja e automjetit personal tip Audi 4, me blerje në vitin 2010, në vlerën 5 500 euro.
5) Sipas deklarimit fillestar te 2010 rezulton një hua për shkak të sëcilës zoti Gjiknuri deklaron “pagesa të një huaje që i ka dhënë bashkëshortja, derdhur në llogarinë në bankë të nivelit të dytë” vlera e derdhjes 8 000 euro

6) Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 118 600 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
7) Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 4 000 euro, principal 18 200 euro.

8) Detyrime të paguara në vlerën –180 400 lekë për një kredi bankare.
9) Bashkëshortja zonja Gjiknuri detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën –3 500 euro.

2014

Të ardhura nga paga si ministër, 1 595 941 lekë.

1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si drejtuese e deparlamentit në TV Top-Channel, 1 121 000 lekë.
2) Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes (studio projektimi, Fabrika), 1 702 453 lekë.

Të ardhura për shpërblim page nga Kuvendi i Shqipërisë, fituar me vendim gjykate, 325 377 lekë.

3) Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 327 000 lekë.
4) Kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 1 900 000 lekë, me principal 5 milionë lekë, interes bazë 3%, për blerje shtëpie.
5) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 43 135 lekë.
6) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 16 euro.
7) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 641 001 lekë.
8) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 7 032 euro.
9) Bashkëshortja, kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar – 0 euro, me principal 18 200 euro, interes Eurobor 5 %, për blerje automjeti.

Shlyen kredinë

2015

Paga neto si ministër 1 671 249 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë) lekë.

1) Zonja Rovena Gjiknuri, të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera si drejtuese departamenti në TV Top Channel 1 100 000 (njëmilion e njëqind mijë) lekë .

2) Pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë.
3)
 Bashkëshortja zonjë Rovena Gjiknuri të ardhura bruto nga aktiviteti provat studio projektimi Fabrika 1 939 654 lekë.
4) bashkëshortja të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro.
5) bashkëshortja të ardhura nga shitja e një automjeti 15 000 euro.

6) pakësuar një llogari në euro 2080 euro.
7) shtuar një llogari në lekë me 87 200 lekë.
8) bashkëshortje pakësuar llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën 436 869 lekë.
9) shtuar llogarinë në euro me 10 053 euro.
10) shtua rnjë llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.
11) blerë automjet Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44000 euro.

12) Shlyer në vlerën 284 523 një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milion lekë dhe me interes vjetor 3% ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë.
13)shlyer kredi në vlerën 4 664 euro, kredi e marrë nga bahskëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro, mbetur pa shlyer 31 003 euro.

2016

Paga dhe shpërblime si Ministër pranë MEI, 1 666 456 lekë.

Bashkëshortja zonjë Rovena Gjiknuri të ardhura nga aktiviteti privat studio Fabrika dhe Person Fizik, 6 231 627 lekë.

1) Shlyer për vitin 2016 vlera 2 900 euro për kredi për shtëpi, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 98 550 euro.
2)
 Shlyer për vitin 2016 vlera 284 500 lekë për kredi bankare për shtëpi banimi marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milion lekë dhe me interes vjetor 3% ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 2 598 411 lekë.

3) Porositur një apartament banimi me sipërfaqe. 199.5 m2, vlerë 271 450 euro, për të cilin është paguar kësti i parë 100 000 euro me kredi, pjesa takuese 50%.
4) Gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 5 271 euro.
5) Gjendje llogarisë bankare për pagën, shtuar me 942 495 lekë.
6) Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 113 491 lekë.
7) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 123 211 lekë.
8) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, shtuar me 165 160 lekë.
9) Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, pakësuar me 1 312 euro.

10) Bashkëshortja, shlyer për vitin 2016 vlera 6 420 euro për kredi bankare, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 23 122 euro.
11) paguar 100 000 euro si këst i parë për porosi apartamenti burimi kredi bankare.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments