Dorëheqja e Visho Ajazit: Basha/ Presion politik

0

Lulzim Basha, e ka konsideruar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazit, pasojë e presionit politik.

I pyetur nga mediat sot lidhur me këtë çështje, Basha tha se nuk kishte informacione konkrete, por se “edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve. Por një gjë është e sigurtë, që një SHISH që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e pushtetit dhe Edi Ramës. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik. Mendoj se po bëhet gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit. Por bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar, të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim,” garantoi sërish kreu i opozitës.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author