Nga Kreshnik Çollaku/ Lëre heroin në shenjterinë e tij,dhe kërko çdo ditë dikë që ti ngjajë.

Aktualitet

Sot Mustafa Nano ka bere nje provokim pa etik(pasi njeriu nuk mbrohet dot vete) meskin (pasi i pavertete ne fakte) ndaj Azem Hajdarit. Jeta dhe vdekja e Azemit ishte e tille,e percaktuar per te mos e dashur te gjithe. Azemi priu kundervenien ndaj nje sistemi nje grupi politik e shoqeror qe mesa duket paska 7 shpirtera,si cdo gje qe i falet djallit e jo Zotit. Azemi nuk kerkoi ta donin ta gjithe. Por kjo ishte zgjedhja e tij e qellimte. Azemi as nuk kerkoi e as nuk mund te priste te kunderten. Po te ishte ne kete jete jam i bindur nuk do te cuditej as me sulmin e mbrame te Mustafait.

Por Azemi sot nuk flet dot,te pakten jo me gjuhen e kesaj bote. Po Mustafa,Azemi ne shume elemente ishte ndryshe. Azemi ishte veshur varfer,jetonte ne konvikt. Azemi mbase disa maniera i kishte te ashpra. Azemi nuk ishte pjese e elites rinore te kohes,as te idhtareve te regjimit e as te kundershtareve te tij. Azemi nuk ishte pjese e rinise se bordurave,Azemi ishte tropojani i qytetit studenti. Azemi nuk bente gare per librat e lexuar apo muziken e degjuar. Azemi nuk u be i pare per asnje nga keto elemente. Azemi beri dicka qe askush tjeter nuk e beri,e jam i bindur as sot nuk e ben dot.

Azemi ne diten me kritike te dhjetorit,perballe skafandrave te policeve dhe frikes reale te studenteve protestues prodhoi ate element qe lidhi protesten ,Azemi vuri peng jeten e dy femijve te tij..per te na dhene ate qe ne ate kohe askush nuk e kishte provuar,kurajon per te mos u mbrapsur. (Kush ate nate ka qene perballe skafandrave te policise eshte deshmitar i kesaj qe them). Azemi lidhi protesten me kurajon e studenteve…mbi jeten e femijve te tij. Ky ishte ai momenti kur personalisht mendova,kur ai ska frike pse duhet te kem une. Jam i bindur qindra studente e me pas mijra qytetare e menduan si une. Dhe te gjihe e dine historine,protesta mundi skafandrat e dhunes.

Po Mustafa ,ky ishte nje akt heroi..qe askush nuk e beri e as sot nuk e ben dot. Azemi e beri ne ate kohe e ne ate forme. Kjo e beri Azemim prijes ne ate kohe e kesaj kohe hero. Ndaj ketij heroizmi nuk lufton dot Mustafa,te pakten jo pa provuar mbi shpatulla gjysmen e peshes se tij. Ndaj lere heroin ne shenjterine e tij,dhe kerko cdo dite dike qe ti ngjaje..

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?