Nga Dritan Laci: Mustafa Nano në kërkim të identitetit të humbur

Mustafa Nano me tezen e tij aq te pelqyer te c’mitizimit te heronjve fantazmagorik, u rrek edhe njehere sot; duke goditur jo thjesht figuren e Azem Hajdarit por nje pjese te ndritur te historise sone te re sic ishte Levizja e Studenteve te Dhjetorit; ti provokoje edhe njehere shqiptaret nepermjet cinizmit se sa te ndjeshem jane ata ndaj historise dhe figurave te tyre dhe me klecken e c’mitizimit tu krijoje atyre termete te vazhdueshme shpirterore.

Por si e qysh e tek, Mustafa Nano pervecse gijotines qe perdor nuk na fton ne shkrimet e tij, sikunder ky I sotmi, ne nje analize te mirefillte sado pak e besueshme mbi figuren e Azem Hajdarit, por perdor stilin e gjyqeve te Aranit Celes ku kishe faj nuk kishe faj Partia te kishte denuar me vdekje. Kush e ka lexuar sot shkrimin e Mustafa Nanos kupton se nxjerrja e Azem Hajdarit nga konteksti i kohes ku u vetekrijua dhe veproi nuk eshte mungese njohurish nga autori I shkrimit por eshte ligesi. Komunizmi ne Shqiperi nuk kishte asgje te ngjashme me komunizmin ne Europen Qendore.

Komunizmi ne Shqiperi ishte shume me i eger se ne Ceki, Poloni, madje edhe ne vete Bashkimit Sovjetik nga ku morem modelin fillestar. Ndaj Azem Hajdari nuk mund te ishte nje Les Valesa polak apo Vasllav Havel cek. Nuk mund te ishte nje Alesandros Panagulis grek. Azem Hajdari ishte nje student qe historia e thirri ne nje moment te caktuar te nevojes qe shqiptaret kishin per te ndryshuar. Sigurisht qe askush nuk mund te pretendonte nga Azem Hajdari ne ato dite dhjetori me shume intelekt. Sepse me shume se mencuri ne ato dite duhej ballfaqim me nje sistem gjakatar qe edhe ne buze te varrit nuk reshte se ngopuri me viktima.

Besoj gjithkush e kujton Ramiz Aline kur thoshte “Edhe bar do hame dhe idealin se tradhetojme”. Mustafa Nano I di shume mire keto. Azem Hajdari nuk kishte si te ishte Heroi i Mustafa Nanos. Nuk eshte as i imi. Sepse Azem Hajdari nuk jetoi si Hero. Eshte vepra ajo qe na nalteson. Varet ke therret historia ne misionin e saj. Fati keq i Azemit eshte qe historia thirri ate dhe jo Mustafain. Po keshtu fati i tij i keq eshte qe lindi malesor dhe jo skraparli inatcor.

No Comments on "Nga Dritan Laci: Mustafa Nano në kërkim të identitetit të humbur"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *