Basha/ Ditët në vijim, të reja të tjera të lidhjes së Ramës me trafikun e drogës. Video

Aktualitet

Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se në ditët në vijim do të paraqiten të reja të tjera të mbështetjes që Kryeministri Edi Rama i ka dhënë trafikut të drogës.

“Rama është avokati mbrojtës i Tahirit, – tha Basha sot në një konferencë shtypi –  dhe siç e shihni ai merret vetem me mbrojtjen e krimit, bredh studio më studio duke bërë avokatin mbrojtës të tahirit. Se kështu mbron veten e tij. Rama e Tahiri ndiheshin të pamposhtur deri dje, sot janë në pakin se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll. Por ky është vetëm fillimi.

Në ditët e ardhshme, do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje dhe mbrojtje të krimit dhe trafikantëve të drogës. Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të mbështetur nga krimi në zemër të Europës-deklaroi Basha.

Dua të përshëndes me këtë rast, deklaratën  e djeshme të Grupit të PPE. Tashmë qëndrimi amerikan dhe euuropian është iq qartë, mëbshtetje për prokurorët dhe gjyqtarët që dënojnë lidhjet me krimit të politikës.

Më mirë t’i presim të rejat sesa t’i paragjykojmë. PD-ja është në kontakt me partnerët. Opozita është në shqyrtim të çdo materiali që vërteton lidhjet e politikanëve me trafikantët.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?