Eli Fara: Mos e bëni kurrë këtë gabim që bëra unë në një moshë të re

0

E ftuar paraditen e sotme në emisionin ‘Wake Up’, Eli Fara  ka folur rreth çështjeve profesionale, por edhe për ato personale.

Përveç muzikës, ajo foli edhe për jetën personale veçanërisht për vajzën Marinën.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me të bijën, Marinën, këngëtarja u shpreh se ato janë mjaft të lidhura dhe për këtë sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ajo ka qenë shumë e re kur Marina ka ardhur në jetë.

“Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re. Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë”,- u shpreh e prekur këngëtarja e njohur shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author