Aktualitet

PDIU-në krah të krimit në Parlament/ Voton kundër heqjes së imunitetit të Tahirit

Mesa duket deputetët e PDIU-së do të jenë ata që do të mbajnë përherë votën pro vendimeve të qeverisë Rama edhe pse ata nuk janë të përfshirë në mënyrë direkte në qeveri.

Pak minuta para votimit kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pa duke biseduar me deputeten e PDIU-së Reme Lala. Votimi ishte i hapur dhe qartësisht në foto shihet qëndrimi i deputetëve të PDIU-së.

Votimi për propozimin e  mazhorancës: 75 deputetë pro, 60 kundër.

Votimi për propozimin e opozitës: 75 jo, 60 po.

Saimir Tahiri ditën e sotshme në Kuvend zgjodhi që në kohën që kishte për mbrojtjen e tij të thoshte vetëm dy fjali.

Ndryshe nga herët e tjera ku në Këshillin e Mandateve Tahiri mori kohë gjerë e gjatë, në Kuvend mesa duket ish-ministri nuk kishte asgjë për të folur.

Po ashtu kujtojmë dhe daljet e tij në media ku gjerë e gjatë përpiqej të emociononte me fjalët ”më lini të flas, unë po shkoj në burg”. Mesa duket ka ndryshuar diçka rrugës për ish-ministrin e preferuar të Ramës.

“Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar dhe përbetuar, unë po jua kursej këtë. Mbi të gjitha nuk pres që mbrojtjen time ta bëj këtu te ju”, u shpreh Tahiri dhe menjëherë pas kësaj ai ka braktisur sallën e Kuvendit ku do të vendoset fati i arrestit të tij.

Mesa duket ai ka shmangur përballjen me raportet e përgatitura nga kolegët e tij të Këshillit të Mandateve dhe të depozituara në Kuvend.

Pak para nisjes së seancës deputetët e PS-së kanë marrë udhëzime nga ana e Ramës për qëndrimin që kanë mbajtur në Kuvend.

Në kohën kur Tahiri ishte duke folur në foltoren e Kuvendit deputetët e opozitës mbanin pankarta me mbishkrimin ”qeveri e drogës”, ”qeveri e mafias”.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?