Kabo: Tahirin e kam takuar 2 herë, kur e ngelja në provim dhe kur i kërkova dorëheqjen

Aktualitet

I ftuar mbrëmë tek “Studio e Hapur” për aktualitetin politik dhe veçanërisht për çështjen e Saimir Tahirit, Profesor Kabo tha, se ish-ministrin e kishte takuar vetëm 3 herë në jetë. Dy herë kur ai e kishte ngelur në provim dhe herën e fundit në 2017, ku i kishte kërkuar largimin si ministër i Brendshëm.

Ja deklarata e tij:

“Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e tretë e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017. Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i Brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm. Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, tha Kabo