Nga Edon Kuqi/ ‘Rilindja’ e narkotrafikut dhe ‘tepsiqeveria’

Analize Shkrime

Situata politike ne vend dhe jo vetem keto dite ka qene mjaft e ashper dhe e nxehte. Gjithcka nisi pas publikimit ne mediat italiane te arrestimit te nje grupi kriminal me lidhje te forta me qeverine e Tiranes qe ne fakt ishte denoncuar me kohe nga opozita. Pas publikimit te pergjimeve dhe permendjes se Tahirit si dhe mberritjes se dosjeve ne Tirane Prokuroria per Krimet e Renda iu drejtua kuvendit per heqjen e imunitetit per Tahirin cka do i hapte rruge arrestimit te tij.

Menjehere pas kesaj Tahiri,ky ministri me i sukseshem i mandatit te pare del ne nje konference per shtyp ku me nje ze te ngjirur nga jashte por qe uleriste nga brenda heq cdo pergjegjesi apo lidhje te tij me ta dhe madje foli dhe per tradhti brenda partise. Kreu i Rilindjes apo i tepsiqeverise si “dashnor” i drejtesise qe eshte nuk vonoi qe te urdheronte Fugen ti bente nje status qe ne pamje te pare u lexua si “braktisje” e Tahirit. Tahiri dukej krejt i vetem ne kete beteje qe pritej te ndodhte dhe qe e kishte provokuar vete,kjo ndjesi dukej qarte kur ai ishte ne Opinion,ku pergjigjej e fliste si nje “gjel pa pupla” qe i dridhej zeri dhe duart ku me nje shtirje neveritse dhe me lotet e krokodilit ne sy permende familjen dhe te birin me qellimin e vetem te dukej i pafajshem ne syte e publikut.

Duke perdorur te birin si “mburoje” mendoi se do e kalonte lehte lumin. Duke permendur pafund arrestimin e tij dhe duke i dhene mesazhe te qarta dhe te prera Rames ai arriti se bashku me ndihmen e “kazanit” mediatik t’ia percillte ultimatumin shefit te tij e qe ne fakt funksionoje pasi Rama ndryshoi teresisht mendim dhe nga “dashnor i zjarrte” i drejtesise doli ne origjinen e tij dhe tregoi ate qe ai eshte ne te vertete,mori ne mbrojtje Tahirin duke e nxjerre te pafajshem dhe duke thene se e gjithe kjo eshte nje loje politike dhe si gjithmone fajin e ka po i njejti…”Saliu” Une personalisht e dija dhe isha i sigurt qe ai komision nuk do e jepte autorizimin qe i duhej prokurorise,kjo dukej qarte qe nga zvarritja qe i bente shoku Gramoz me shoket e tjere te partise kesaj mbledhjeje duke i dhene me shume kohe personit nen hetim qe te fshinte provat qe ne fakt do i merrnin te gjithe me vete,prandaj secili nga ata mbronte veten e te gjithe bashke mbronin udheheqesin e tyre koken e vertete te Krimit…Edi Ramen Sa here qe ai komision eshte mbledhur si per ironi eshte mbledhur per te diskutuar vetem per deputetet e rilindjes qe per cudi na paskan qene te gjithe kriminele e kte e vertetonte qarte lista e Qarkut Lezhe.

Personi nen hetim nga nje “gjel pa pupla” qe ishte ne Opinion u kthye ne nje rebel ku nisi serish te kacafytet me prokurorine dhe jo vetem,u kthye serish ne origjinenen e tij ku digjte goma e pelliste fajin e ka Saliu. Ai tashme ishte i qete pasi partine dhe kryeministrin i kishte serish me vete. Thoshte nuk ka prova por qe prova kishte,thoshte jam i pafajshem por qe eshte i zhytyr deri ne gryke ne kte pisllek,bertiste fajin e ka Saliu me Bashen por qe te gjithe e dime qe nuk eshte keshtu.

Sajmir Tahiri mendon se pupulli harron,harron sesi e gjithe Shqiperia nga Vermoshi ne Sarande u mbush me kanabis,sesi po marr rastin e Permetit ku nga nje qytet i qete u kthye ne hambar droge e qe konfliktet ishin gati te nisnin,sesi Tepelena,Ballshi e gjithe Shqiperia u mbushen me droge duke na etiketuar ne bote si Kolumbia e Europes. Sajmir Tahiri mendon se ky popull harron sesi policia e shtetit u vu ne sherbim te bandave,ku u shkel dinjiteti i policeve te ndershem,ku policia u kthye ne roje te parcelave vetem se keshtu donte shefi i madh se i duhej 30 perqindeshi per te blere zgjedhjet,kujton se ky popull harron se si ushtroi terror policia me urdher te tij ndaj te varfereve e te pamundurve qe nuk kishin mundesi te paguanin faturen e energjise,sesi u mbushen burgjet me fukarenje e te rinje qe punonin arat e shefit te madh,ai na fliste per te birin dhe mendon se harrojne gjithe ata femije qe sot jane pa prinder pasi prinderit i vdiqen ne burg per fajin e vetem se jane te varfer.

Je i deshtuar Sajmir ashtu sic eshte e deshtuar dhe e kapur nga krimi gjithe tepsiqeveria juaj.Per mua kjo qeveri ka rene qe ne momentin qe policia dhe prokuroria italiane deklaruan se nuk kane bashkupunuar me policine shqiptare pasi kupola e saj eshte e shitur tek krimi. Kjo qeveri ka rene moralisht qe ne mandatin e pare prandaj le ti japim doren e fundit rrezimit te saj,te reagojme ashper pasi diktaturat dhe qeverite e krimit rrezohen vetem ne REVOLUCION…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?