PD braktis komsionet parlamentare.

Aktualitet

Partia Demokratike ka marrë një vendim. Deri të mërkurën kur është edhe seanca në kuvend për ish-Ministrin Saimir Tahiri, deputetët e PD-së do të mungojnë në komsionet parlamentare.

Burime nga selia blu thanë se ky është hapi i parë ndaj vendimit të marrë nga mazhoranca për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri. Me nisjen e punës në Komisionet Parlamentare asnjë deputet i PD-së nuk ka qenë i pranishëm në punimet ditore.

Duket se ky vendim i PD-së për të bojkotuar punimet e komisioneve në Kuvend do të vazhdojë edhe për ditët e tjera, deri në një vendim të dytë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?