OSHEE hap procedurat për blerjen e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur procedurat për blerjen e energjisë për periudhën 26-31 tetor.

Të gjitha shoqëritë tregtare dhe prodhuese që plotësojnë nenin 10 për procedurat e blerjes nga KESH sh.a., qofshin këta tregtare vendas apo të huaj duhet të paraqesin sot (më 23 tetor) ofertat e tyre, ndërsa koha e lëvrimit është brenda 24 orëve, thuhet në njoftimin e OSHEE.

“Kusht i lëvrimit është Kufiri Shqiptar i DAF-it sipas INCOTERMS 2010 të lëshuar nga Dhoma Ekonomike Ndërkombëtare, Paris. Procedurat për blerjen e energjisë për periudhën e mësipërme do të jetë vetëm një dhe komisioni me diskrecionin e tij do të njoftojë pjesëmarrësit për vazhdimësinë e çdo LOT-i. OSHEE kërkon që të gjitha kompanitë të përfaqësohen nga një njësi e pavarur”.