Nga Klodian Tomorri/ Pse ranë pagat?

Kevin Hasset, shefi i bordit të këshilltarëve ekonomik të Presidentit Trump kur paraqiti paketën e re fiskale dy ditë më parë tha se ulja e tatim fitimit nga 30 në 20 për qind do të rrisë rrogat e amerikanëve mesatarisht nga 4 mijë deri në 9 mijë dollarë në vit.

Pyetja që shtrohet është si ka mundësi që ulja e tatim fitimit, i cili paguhet nga bizneset, të sjellë rritjen e rrogave për puntorët? Argumenti shkencor pas kësaj përfshin ekuacione komplekse dhe dhjetëra faqe makroekonomi të avancuar, por shkurtimisht vijon sa më poshte:

Në një ekonomi të vogël dhe të hapur (si Shqipëria) funksioni i prodhimit është:
y = f(k); ku y eshte prodhimi per puntor, ndersa k kapitali per puntor

Sipas Teorisë së Produktivitetit Marxhinal të Pagave, një kompani do të punësojë puntorë deri në pikën ku rroga e puntorit të fundit barazon të ardhurën shtesë që kompania fiton nga puna e tij.

Po të përdoresh Teoremën e Eulerit, ekuacioni i rrogës në një ekonomi jepet nga funksioni;
w = f(k) -f ‘(k)*k

Në këtë ekuacion f ‘(k)*k është baza e taksueshme. Tani cfarë ndodh kur qeveria ul taksën mbi kapitalin, ose ndryshe Tatim Fitimin? Së pari qeveria ka një kosto x, që është rënia e të ardhurave nga ulja e taksës.

Po ta integrosh në funksionin e mësipërm, kostoja për puntor e uljes së taksave është;
dx = -f ‘(k)*k*dt ose dx/dt = -f ‘(k)*k ku dt është ndryshimi i taksës.

Me disa llogari diferencialesh ekuacioni i mësipërm shkon në formën e mëposhtëme:
dw/dx =1/1-t

KY ESHTE EKUACIONI ME I RENDESISHEM
Ai thotë se në një vend ku tatim fitimi është 15 për qind cdo 1 lekë ulje tatim-fitimi, rrit rrogat në ekonomi me 1.17 lekë.
Në rastin e rritjes së taksave ekuacioni thjesht ndryshon shenjë. Pra për cdo 1 leke rritje taksash, rrogat ulen me 1.17 lekë.

PERFUNDIMI
Tatim fitimin nuk e paguan asnjëherë biznesi, por qytetarët
Quiz ca ndodh kur te barra e tatim fitimit rritet me 60 mln usd? Kjo është edhe përgjigja e titullit.
P.s PROVA:
dw/dx = 1/1-0.15 ose
dw/dx = 1/0.85 ose
dw/dx = 1.17

Normalisht çdo ndryshimi taksash duhet t’i paraprijë një analizë si kjo? Por sa është koefiçenti që kjo bëhet në Shqipëri?