Ja si Rama e quante kriminel Dritan Zaganin në prani të ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së. VIDEO

0

Vetëm 2 vjet më parë, kur denoncimi i atyre pak mediave të pa kapura dhe herë pas here i opozitës ishte intensifikuar, për të dhënë alarmin për atë që po ndodhte me kriminalizimin e gjithë vendit dhe shoqërisë nëpërmjet planit për kanabizim total të territorit, kryeministri Edi Rama organizoi një shoë gjigant në pallatin e Kongreseve, më 16 Shtator të vitit 2915.

Në prani edhe të ambasadorit Donald Lu, asaj të BE-së dhe gjithë trupit diplomatik në Tiranë, Rama mbajti një fjalim të egër ndaj kujtdo që artikulonte dhe paralajmëronte atëherë, ato që sot janë vërtetuar.

Është pikërisht periudha (sipas përgjimeve të dala së fundmi nga antimafia italiane) kur të paktën klani Habilaj ishte në kulmin e veprimtarisë së tij, si një kartel i fuqishëm droge, në kontakt dhe bashkëpunim direkt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kur kthehesh prapa në kohë dhe dëgjon fjalën e gjatë të kryeministrit që ngre në qiell Tahirin dhe hedh rrufe për këdo që ka thënë gjysmë fjale për çfarë u vërtetua se po ndodhte ndërkohë, bindesh se Rama qëndron prapa gjithë planit dhe operacionit gjigant të kanabizimit të vendit.

Ai arrin deri aty, sa në sy të ambasadorëve të Bashkimit Europian sulmon egër personalisht dhe e quan kriminel Dritan Zaganin, që ndërkohë kishte marrë azil politik në Zvicër. Dhe përse?! Vetëm se që në atë kohë kishte denoncuar me fakte që tashmë janë vërtetuar katërçipërisht, lidhjet dhe rolin e Tahirit më grupe të fuqishme të kultivimit dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndiqni më poshtë, VIDEON pjesën e fjalimit të Edi Ramës që flet me urrejtje të paparë, për Dritan Zaganin.

Edi Rama, për Dritan Zaganin

“Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.

Heroi që na kërkoka përgjigje, që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura për të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë, se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës, ndërkohë që gjithçka sot u shfaq këtu dhe fatmirësisht, por fatkeqësisht për ne si popull mori vulën e dy ambasadorëve të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë luftë, nuk besoj se do të çohen të thonë se ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin edhe ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin”

Edi Rama, për Saimir Tahirin

“Unë e marr me mend se çdo të thotë për ju […]kur dëgjon gjithfarëlloj akuzash, gjithfarëlloj monstruozitetesh, dhe gjithfarëlloj sulmesh verbale mbi Ministrin e Brendshëm, mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, mbi vetë qeverinë në raportet me krimin dhe me gjithë përmbajtjen e betejës për të cilën ju dilni çdo mëngjes nga shtëpia. Duhet të jetë padyshim shumë e rëndë. Duhet të jetë padyshim shumë dekurajuese, duhet të jetë padyshim edhe shumë e vështirë për të mos u tunduar nga dyshimet, se mos vallë unë, punonjësi i policisë që bashkë me shokët e mi apo bashkë me plot vajza që janë përfshirë së fundmi në Policinë e Shtetit, po shkojmë mish për top, po bëjmë një luftë me mullinjtë e erës, ndërkohë që drejtuesit tanë, ministri ynë, ndërkohë që qeveria jonë na qenka, jo e lidhur po në krye të gjithë aktivitetit kriminal.

…Duhet të jeni krenarë që me rezultate, me shifra dhe fakte të pakontestueshme keni hedhur në tokë të gjithë sasinë marramendëse të baltës, që për muaj e muaj të tërë ka rënë mbi Policinë e Shtetit, mbi drejtuesit e saj dhe mbi Ministrin e Brendshëm”.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author