Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla takim në Prokurori

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Prokurorinë e Përgjithshme. Burime për “Shuplakën” bëjnë me dije se ka qenë vetë Tahiri që i ka kërkuar takim urgjent kryeprokurorit Adriatik Llalla, dhe mendohet se takimi do ketë në qendër Moisi Habilajn.

Më herët ka pasur një takim mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Mendohet se nga ana e Interpolit i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare katër urdhër-arreste që pritet të zbatohen në orët në vijim.

Gjatë ditës së sotme në mediat italiane ka pasur një shkrim që implikonte Tahirin në trafikun ku mbeti i arrestuar kushëriri i tij.