Nga Skerdjan Dhuli/ Problemi është Rama…jo Tahiri !

Aktualitet Te tjera

24 oret e fundit jane kthyer ne nje maratone lajmesh, bombarduese ne lidhje me arrestimin nga Policia italiane e nje trafikanti Shqiptar, kusheri i ish Ministrit Sajmir Tahiri. Secili prej nesh, nese i rikthehet pak memories se shkurter, sheh se prej 4 vitesh, Opozita e PD e kane akuzuar Ish Ministrin Tahiri per lidhje me trafikun e droges dhe bandat kriminale me te rrezikshme qe ka Shqiperia. Une skam asnje dyshim se pergjimet jane te verteta, dhe se Tahiri se shpejti do shkoje tek cunat ne Burg. Per kete sfidoj kedo. Problemi eshte se Tahiri nuk i zgjidh problemet e krimit.

Prangat ndaj Tahirit nuk e pastojne Shqiperine nga krimi, politiken nga krimi, PS-ne vecanerisht nga organizatat kriminale qe vec bandave rrugeve, tashme kane marre edhe Qeverine dhe Policine nen kontroll. Sepse pavaresisht se Tahiri eshte i perzier me bandat kriminale te Habiljave ne Vlore. Pavaresisht se eshte miku dhe mbrojtesi i Shullazit. Pavaresisht se eshte mbrojtesi i gjithe bandave kriminale qe mbushen Shqiperine me droge ne cdo cep te saj.

Pavaresisht se eshte ai qe la Klement Balilin te lire. Pavareishsht se eshte ai qe nuk arrestoi asnje grup apo bande kriminale per 4 vjet, serish ne fund del qe Tahiri nuk eshte problemi. Problemi eshte diku me siper. Tahiri qysh nga dita e pare ne politike ka qene nje vegel e Edi Rames. Madje prej vitesh edhe fjalet e tij perpiqet ti imitoje. Per pasoje, cdo veprim i tij si Minister i Brendshem ka qene nen urdherat dhe bekimin e Rames. Kjo nuk do ta shpetoje ate nga pergjegjesia penale.

Tani, sic themi ne nga Jugu, ‘e mori ferra uraten’. Sajmiri do haje gjithe corben e prishur qe gatoi padroni i tij. Keshtu ja shkroi vetes fatin politik. Kur ne bertisnim neper media e sheshet e Shqiperise se vendi po mbushej me droge, Sajmiri dhe padroni i tij hakerreheshin duke na thene se jemi fronti i se keqes dhe se nuk e duam Shqiperine. Po sot ? Sot eshte dita qe ne te kemi te drejte.

Por une e kam bindje qe te gjitha mekatet qe do dhe po i bien Tahirit, ne fakt e kane autorin e vertete diku me siper. Problemi dhe autori i gjithe kesaj zallamahie qe po shohim e degjojme tash 4 vjet, eshte nje dhe i vetem…Edi Rama. Prandaj nese Prokuroret duan te zbulojne rrjetet e verteta te krimit, thesaret me miliona Euro te ketyre organizatave kriminale, e kane autorin ende pa akuze. Sajmiri nuk ka kellqe te behej i tille. Prandaj ndryshoni shenjester !!!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?