Lindita Nikolla nxjerr blof ish-ministrin, Saimir Tahiri

Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka rrëfyer detaje të reja për çështjen ‘Shullazi’. Nikolla rrëfehu se si ishte vënë në dijeni që

Emiljano Shullazi kishte kërcënuar rektorin të UT-së, Mynyr Konim, në atë kohë dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Mes të tjerash në dëshminë e saj, Nikolla tregoi disa detaje ndryshe nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ajo pohoi se ka qenë në zyrë bashkë me Tahirin, Dhori Kulen, Çakon dhe Ervin Hodajn, në kohën kur Berisha bëri denoncimin e tij në media.

“Ishte Majlind Keta që më njoftoi për ngjarjen. Mora në telefon zotin Kule dhe më shpjegoi lidhur me kërcënimin ndaj Konit dhe ndaj tij. Kam kërkuar takim me zotin Çako dhe menjëherë ai më la takim tek Garda.

Aty erdhi dhe ministri Tahiri, Kule, Hodaj. Ndërsa ishim në takim me Tahirin, Berisha doli në konferencë për shtyp dhe dha detaje nga kërcënimi”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.

Kur ish-ministri Tahiri u thirr si dëshmitar për këtë çështje, pohoi se ngjarjen e kishte marrë vesh në media, ku ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht kërcënimin e Konit nga Shullazi si dhe tërheqjen e tij nga gara.

Duke iu referuar dëshmisë së Tahirit, ai u shpreh në sallën e gjyqit se: “Ngjarjen në fjalë e kam marrë vesh nga denoncimi publik i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?