Basha: Tahiri ka vepruar me bekimin e Ramës/ Me lekët e drogës u blenë zgjedhjet

Lulzim Basha, në daljen e tij publike para mediave, tha se Saimir Tahiri nuk ka vepruar në kokën e tij në trafikun e drogës, por ka vepruar vetëm pasi ka marrë bekimin e Ramës.

Ai gjithashtu theksoi se vetë kreu i bandës së drogës ka pranuar me gojën e tij se Tahirit i duhen miliona euro për fushatë, çka tregon edhe një herë se paratë e drogës kanë blerë zgjedhjet.

Ja deklarata e Bashës:

Patë me sytë tuaj provat dhe faktet që lidhin Saimir Tahirin me drogën. Prpovat e hetimit të antimafias italiane tregojë se grupi i drejtuar nga MoisiHabilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, i ka paguara para Tahirit si dhe ka përdorir audin e Tahirit për trafik droge.

1400 herë PD e ka akuzuar Tahirin për lidhjet e tij me trafikantët e drogës, po aq herë Rama e ka mbrojtur

Rama burgosi dhe sulmoi oficerin Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjen e Tahirit me krimin

Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkë[punëtorin e tij më të ngushtë.

Rama i ka dalë në krahë Tahirit për çdo akuzë. Sot nuk ka shqiptar të besojë se Tahiri ka vepruar në kokë të tij. Sot Rama e shiti Tahirin.

Tahiri nuk është as më shumë e as më pak se 1 nga peshqit e mëdhenj, anëtarët e suksesshme të organizatës kriminalo-politioke. Ditët në vazhdim do të dalin fakte të tjera për miistyrat e Ramës.

Rama është përfituesi kryesor i parave të Habilajt.

Vetë Habilaj pranoi para antimafias se duheshin para për të fituar zgjedhjet. Këto janë dhe prova se si Rama përdori paratë dhe drogën për të blerë zgjedhjet.

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments