Artan Hoxhaj: Në listën e Interpolit ka emra VIP. Publikojeni!

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Artan Hoxhaj, sonte, në emisionin “Studio e Hapur”, i cili theksoi se prej një viti ka kërkuar që Interpol të publikojë listën e personave të kërkuar.

Hoxhaj deklaroi nëse kjo listë do të publikohej, atëherë do të shohim një tjetër top listë të personave VIP në shoqërinë shqiptare.

Sipas tij, në të gjithë botën përsonat që janënë kërkim nga policia fshihen, kurse në vendin tonë ndodh e kundërta, ata qëndrojnë në mes të sheshit.

HoxhajKam kërkuar të publikojë listën e personave të kërtkuar nga Interpoli, kam një vit që sa herë më jepet mundësia e kërkoj të publikohet, do shikosh që do kemi një tjetër top listë të personave VIP në shoqërinë shqiptare, që të mos fshihet populli nga ata, por të fshihen ata, ne gjitha boten personat ne kerim fshihen, ne Shqiperi ndodh e kunderta ata rrine ne mes te sheshit. Ne që i njohim duhet të rrish me frikë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author