Spanja: Do të hyjmë në Katalonjë dhe do të sundojmë me forcë

Qeveria spanjolle do të marrë kontrollin e Katalonjës dhe do ta sundojë drejtpërdrejt nëse udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont nuk heq dorë nga përpjekja për të ndarë rajonin nga Spanja deri të enjten në orën 10.00 të mëngjesit”, deklaroi sot zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria.

” Puigdemont ende ka mundësinë për të filluar zgjidhjen e kësaj situate, ai duhet t’i përgjigjet” po “ose” jo “deklaratës se pavarësisë,” tha Saenz de Santamaria në një konferencë shtypi ketë mëngjes.

Madridi i ka dhënë Puigdemont kohe deri të hënën në orën 10.00  për të sqaruar qëndrimin e tij mbi pavarësinë me një “Po” ose “Jo”, por udhëheqësi katalanas nuk pranon t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes, shtoi ajo./SYRI.net/