Ndeshja e derbit Inter-Milan ka dhuruar spektakel në San Siro në Milano.
Golin e parë për Interin e shënoi sulmuesi, Mauro Icardi në minutën e 28’të, pas një superasisti nga Antonio Candreva.
Goli i Icardit në pjesën e parë pasohet nga të tjerë në fraksionin e dytë.
Milani ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Interit në ndeshjen që po zhvillohet në “San Siro” në kuadër të xhiros së tetë në Serie A,
Golin e barazimit për Milaninn e shënoi anësori spanjoll, Suso, në minutën e 56’të
Por Interi kalon përsëri në avantazh. Sërish hero bëhet Icardi për zikaltrit, duke shënuar në të 63’.
Milan nuk e mbyll me kaq, teksa arrin të barazojë në minutën e 81-të. Bonaventura është autori i golit të dytë për kuqezinjtë, 2-2.
Në fund të takimit ka penallti për Interin. Nga pika e bardhë gjuan Icardi, duke shënuar golin e tretë për zikaltrit dhe tripletën personale.
Nuk ka më kohë dhe me shifrat 3-2 Interi fiton derbin e Madonninës, duke bërë që të shpërthejnë tifozët në “San Siro”.